Video

17/08/2013 14:58:36

Presidenca akuzon per shpifje mazhorancen

Në një deklaratë për shtyp të Presidencës, të publikuar të shtunën, thuhet se gjatë ditëve të fundit, në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit






TIRANË - Institucioni i Presidentit të Republikës konstaton me keqardhje nisjen e një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni kushtetues. Në një deklaratë për shtyp të Presidencës, të publikuar të shtunën, thuhet se gjatë ditëve të fundit, në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës përbën një shqetësim të madh për funksionimin e këtij Institucioni. Ky fond jepet për realizimin e Samitit të 5-të të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili, sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013.

HermesNews - ©2013