Video

13/08/2013 03:31:15

Qyteti ku gjithcka eshte e vdekur

Nuk ka Tv, Radio, Wi fi, celulare dhe aparate





SHBA- Nje qyteze ne Virxinian Perendimore, ka te ftuar nje radio-teleskop te vecante. Dhe per ta bere te funksionojne sic duhet, jane larguar prej andej te gjitha antenat dhe gjithcka qe ben fjale per sinjale.

Ne qytezen Green Bank, nuk mund te perdoren celularet, televizioni madhe edhe radio, pasi qyteza eshte quajtur “Zone Kombetare pa Radio”, ne mbrojtje te radio-teleskopit rajonal, i cili eshte me i madhi ne bote. Fuqia e tij sherben per te zbuluar hapesiren ne kerkim te valeve shume te ndjeshme jashte tokesore, dhe eshte shume i ndjeshem ndaj zhurmave te prodhuara nga aparatet tokesore.

Gjithcka e larguar
Per kete shkak, gjithcka eshte larguar prej andej ne nje zone prej 13 mije miljesh, duke mos lene asnje lloj vale ne hapesire. Te 149 banoret e qytezes duket se jane te merzitur, madje per ta duket se jeta moderne eshte nje enderr, duke patur ne dispozicion vetem telefona normale te lidhur me internet ne shpejtesine 56k nepermjet rrjetit telefonik


Qyteza, parajse per disa
Por per disa te tjere, ky vend eshte nje parajse. Situata ne fakt ka terhequr disa emigrante te cilet jane deshperuar kur kane lene qytezen, sidomos ata qe vuajne nga nje lloj semundjeje shume pak te njohur nga shkenca ne lidhje me ndikimin ne shendetin e tyre nga valet elektromagnetike. Per ta, ky eshte vendi ideal per te jetuar edhe pse atje jeta nuk eshte e lehte. Nuk ka dyqane, spitale, shkolla apo edhe sherbime civile. Per te arritur ne vendin ku ke nevoje, duhet te shkosh ne qytezat perreth, ku se bashku me dyqanet gjenden edhe aparate per valet elektromagnetike.

Edison Myrteza