Video
10/08/2013 14:40:41
Zbulohet organizata e trafikimit
Policia spanjolle dhe franceze arrestime ne mase
SPANJE/FRANCE- Nje numur i madh te dyshuarish per trafik njerezish jane arrestuar ne kufirin midis Spanjes dhe Frances. Dyshohet per nje trafikim te emigranteve aziatike mes Europes dhe SHBA-se, ka thene policia. Drejtuesit kryesore te oraganizates, te cilet zakonisht qendronin dhe zhvillonin aktivitetin ne Barcelone, jane vene nen pranga te gjithe. Policia ka arritur te bllokoje rreth 81 pasaporta te fallsifikuara nga vende te ndryshme te Azise. Policia ka deklaruar se personave u eshte marre nje tarife prej 40 mije eurosh per person, te cilet kane patur destinacionin perfundimtar Britanine e Madhe dhe SHBA-ne. Policia spanjolle e cila ka nisur hetimin e organizates dy vjet me pare, deklaron se 51 persona jane denuar ne Spanje dhe 24 te tjere ne France. Madje, behet e ditur se drejtuesit e organizates kane arritur qe, disa prej emigranteve femra, ti shfrytezoje gjate kesaj kohe edhe per prostitucion.