Video

07/08/2013 11:10:23

Ulen eksportet blegtorale: tė huajt i kėrkojnė mė pak

Kėrkesa e vendeve fqinje pėr produktet blegtorale me orgjinė shqiptare ka rėnė me 63%






TIRANE - Tregtia e produkteve blegtorale gjatė 6-mujorit tė parė tė kėtij viti ka rezultuar me bilanc negativ. Ndryshe nga performanca pozitive e produkteve bujqėsore, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, vihet re se kėrkesa e vendeve fqinje pėr produktet blegtorale me orgjinė shqiptare ka rėnė me 63%.

Kjo shifėr pėrkthehet nė mė pak tė ardhura pėr fermerėt qė punojnė nė kėtė sektor. Sipas shifrave zyrtare tė Ministrisė sė Bujqėsisė, rėnia e tregtisė me jashtė e prodhimeve nė blegtori ka sjellė njė humbje prej 545 milionė lekė tė ardhura.

Nė total pėr vitin 2012 nė kėtė periudhė u realizuan 870 milionė lekė tė ardhura, ndėrsa kėtė vit kjo vlerė ka vajtur nė rreth 325 milionė lekė. Gjatė kėsaj periudhe janė eksportuar 58 mijė krerė bagėti tė ndryshme me vlerė 59 milionė lekė, i vetmi zė nė kėtė sekotor qė rezulton me rritje.

Ndėrsa eksporti i zėrit "tė brendshme mishrash" ka pasur rėnie pėr kėtė gjashtė mujor, ku janė shitur vetėm 16 ton, nga 326 tė njė viti mė parė dhe qė arrijnė vlerėn e rreth 36.4 milionė lekėve nga rreth 318.5 milionė.

Po ashtu, ka pasur rėnie tė ndjeshme tė numrit tė vezėve tė eksportuar nė rajon e mė gjerė, nga rreth 27 mijė tė njė viti mė pare, kjo shifėr ka shkuar nė 8 mijė kėtė vit, me njė vlerė prej 55.3 milionė lekėsh. Ndėrsa, eksporti i mjaltit ėshtė rritur nė vlera minimale 0.1 pėr qind kėtė gjashtė mujor, nga 5 ton qė ėshtė shitur vitin e kaluar, nė 7 ton.

Rėnia e eksporteve blegtorale ėshtė njė tregues negativ pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe konkretisht tė zonave rurale, tė cilėt fushėn e bujqėsisė dhe blegtorisė e kanė mjetin e vetėm tė jetėsės. Rėnia e importeve nė kėtė sektor ka rezultuar nė masėn 16 %, ēka tregon edhe rėnie tė konsumit.

HermesNews - ©2013