Video

02/08/2013 14:52:15

A do tė mbijetojė qeveria italiane ?

''Qeveria ėshtė tashmė njė i vdekur qė ec'', titulli kryesor i sė pėrditshmes Il Fatto quotidiano






ROMĖ - Dėnimi me burgim i ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni vuri nėn presion koalicionin e brishtė nė pushtet mes sė majtės e sė djathtės, pėrveē vėnies sė interesave tė tij nė njė status-quo. "Qeveria ėshtė nė rrezik", shkruante sot nė faqen e parė e pėrditshmja italiane "Il Messaggero".

"Qeveria ėshtė tashmė njė i vdekur qė ec", ishte titulli kryesor i sė pėrditshmes "Il Fatto quotidiano". "Pyetja se ēfarė do tė ndodhė mė pas ėshtė e pranishme vazhdimisht nė mjediset politike, por pėr momentin mbetet pa pėrgjigje", citon njė shkrim i analistit Carlo Fusi tė sė pėrditshmes "Il Messaggero".

Meqenėse Berluskoni nuk do tė mundet tė kandidojė gjatė zgjedhjeve tė ardhshme si pasojė e dėnimit tė tij me gjashtė vjet burg, ai do tė kishte mė shumė interes nė ruajtjen e postit tė senatorit deri nė legjislaturėn e ardhshme tė vitit 2018, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme tė shkaktuara nga njė rėnie e mundshme e qeverisė.

Me sa duket, ai vė nė plan tė parė mbarėvajtjen e qeverisė, duke u pėrpjekur tė qetėsojė gjakrat nė partinė e tij dhe tė shmangė dorėheqjet nė masė tė ministrave tė tij. "Problemet e Silvio Berluskonit me drejtėsinė nuk do tė pėrbėjnė shqetėsim pėr qeverinė", deklaroi Mara Carfagna, njė figurė e moderuar e partisė sė tij.

"Nėse ish-kryeministri vendos tė shpėtojė qeverinė atėherė ai do ta kalojė me dinakėri tek Partia Demokratike italiane pėrgjegjėsinė e vazhdimit tė bashkėpunimit me njė aleat tė djathtė kryetari i sė cilės ėshtė i dėnuar nga drejtėsia", citon shkrimi i analistit tė sė pėrditshmes sė moderuar italiane "La Stampa", Marcello Sorgi.

Krahu i majtė i Partisė Demokratike italiane dyshon nė zgjatjen artificiale tė kėsaj aleance. "Ėshtė e pamundur tė imagjinohet qė Partia Demokratike tė vazhdojė tė jetė aleate e partisė sė Berluskonit", theksoi kryetari i partisė sė majtė Sinistra e Liberta, Nichi Vendola.

Ndėrkohė kryeministri italian, Enrico Letta, bėri mbrėmė thirrje pėr qetėsi gjatė kėsaj faze kritike pėr ekonominė e Italisė. "Pėr tė mirėn e vendit, nevojitet qė, duke pėrfshirė edhe bisedimet brenda forcave politike, tė mbizotėrojė njė klimė e qetė", theksoi kryeministri italian, Letta.

Pėrveē qeverisjes, ėshtė nė lojė edhe e ardhmja politike e ish-kryeministrit, Berluskoni. "Dėnimi e vendos ish-kryeministrin nė kufijtė e jetės parlamentare duke e pėrjashtuar atė plotėsisht prej saj. Qė prej ditės sė sotme, Italia ka hyrė nė periudhėn post-berluskoniane", shkruajti nė njė koment, Stefano Folli analist i sė pėrditshmes "Il Sole-24 Ore".

I dėnuar me katėr vjet burg, tre prej tė cilave mbulohen nga njė amnisti, Berluskoni nuk do ta vuajė dėnimin nė burg pėr shkak tė moshės sė madhe, por do tė duhet tė zgjedhė nė mesin e tetorit midis arrestit shtėpiak dhe punės komunitare.

HermesNews - ©2013