Video

01/08/2013 05:46:17

Lukashenko nenqesh me Putin

Peshku im eshte me i madh se peshku yt





BJELLORUSI- Vetem disa dite pasi Presidenti i Rusise, Vladimir Putin kapi nje peshk te madh gjate nje dite peshkimi, Presidenti i Bjellorusise, Alexander Lukashenko ka arritur te kape nje peshk edhe me te madh.

Zyra e Putin deklaroi javen e kaluar, se presidenti kapi nje peshk 21 kilogramesh gjate nje dite peshkimi ne Siberi, duke e quajtur ate si “kafshe gjigande”.

Por dje, televizioni shteteror bjellorus, ka shfaqur pamjet ku presidenti Lukashenko u tregon te gjitheve per gjahun e tij, duke shfaqur nje peshk me peshe deri ne 57 kilogram te llojit “mace”, te kapur ne ujerat e lumit Pripyat. Lukashenko nuk deklaroi direkt emrin e homologut rus Putin, teksa ishte duke mbajtur me te dyja duart peshkun. “Ishte po aq i gjate sa jam edhe une”, u ka thene ministrave te tij.

Pavareisht se Bjellorusia eshte nje aleate e ngushte e Rusise, marrdheniet mes Putin dhe Lukashenkos jane pak te largeta. Te dyja palet kane shkembyer kritika dhe jo pak here deklarate inatcore per njeri-tjetrin.

Edison Myrteza