Video

22/07/2013 20:57:29

Shkodër-Burokraci: Day one, zyra për çertifikatat

nga Doriana Metollari






HermesNews - Jam në Shkodër. Ju e dini, e kam thënë më parë në profilin tim të Facebookut. Megjithë ato "ah vërtet... e ke menduar mirë (?)..." dhe ato, "...hmmmm" që më dhanë miqtë dhe lexuesit e mi, HermesNews është në Shqipëri.

Kishte ardhur momenti, arsyet pse janë diçka tjetër.

Day one, për mua ishte sot në zyrat për Kartën e Identitetit dhe të Pasaportës Biometrike.

Ora 8 e mëngjesit. Pasi mora informacion tek një zonjë që më njohu si gazetare, shkova tek dera përballë saj.

Në krye qëndronte një polic i armatosur, që fuste brenda dy e nga dy. Nuk mbahej radhë, nuk kishte numra, polici fuste sipas terezisë kë të donte brenda.

Ishte një dhomë, më mirë dy dhoma, thjesht si skelet, dy karrige për çdo dhomë, me kompjuter, asnjë nëpunëse aty. Ato duheshin pritur në karrige. Erdhën pas disa pesë minutash dhe njëra prej tyre hapi dritaren. Në dhomë hyri një fije rreze. Nuk e hapi dritaren për dritën jo, por për të marrë disa kupona që të njohur të saj po ia jepnin pa radhë për me kry punë, askush nuk foli.

Pata një lloj ndjenje se në atë vend nëpunëset ndjeheshin sikur të kishin shpikur Perëndinë dhe të gjithë brenda silleshin me servilizëm për këtë bindje që kishin. Dy vajza të reja hynë dhe ia filluan muhabeteve familjare me njerën prej zonjave të zyrës.

Mua më thanë se duhej të nxirrja një çertifikatë familjare dhe se pasaporta e vjetër nuk bënte më as për kartën e identetit as për biometriken.

Sporteli për çertifikatat. Kapitulli tjetër.

Të paktën 20 vetë ishin dyndyr tek një kuti e vogël prej xhami, ku shfaqeshin hera herës nëpunëset, jo për qytetarët që kishin 2 orë në radhë, por për të hapur derën nëpër të cilën mund të kalonte ndonjë qytetar që u jepte apo u fuste diçka në xhep për me kry punë maaaa, sipas rrefrenit prej meje të urryer në raste të tilla shkodran.

Nuk shquhem si njeri shumë nervoz, por sinqerisht aty nervat e mia nuk mbajtën më dhe u thashë tamam se çfarë mendova zonjave. Të tjerët më dhanë të drejtë. Nuk doja të drejtë, u thashë se duhet që ata të reagonin për shkeljet. "Nëse ju paguani për një të drejtë, këtë sistem meritoni", u thashë.

Nuk mund të pretendoj të ndjenin atë çfarë ndjenja unë, sepse gjithsesi, unë vija nga italia me burokraci të panumërta, por askush nuk guxon të japë para në dorë nëpunësave, për atë mendon shteti me fatura. Kjo është histori tjetër.

Nuk u largova prej aty, pa marrë informacionet dhe nuk jam krenare që ngrita zërin, por nuk mendoj se ishte e drejtë të mos e bëja. Ndaj një xhesti dhe indiference të tillë ekstreme, për qytetarët që paguajnë taksa, duhej një tjetër xhest ekuivalent.

Gjithsesi, ajo çfarë më thanë ishte se duhet t'u dërgoja taksën e qytetit dhe t'ia paraqisja për çertifikatën familjare, një rregull i paafishuar askund.

Qytetari në Shkodër nuk informohet mbi rregullat, mbi ligjet, mbi proçedurat.

NUK KA TRANSPARENCE dhe individi ndjehet nën një trysni dhe diktatin e atij të cilit i jep rrogën, nëpunësave shtetëror.

Mizerje. Jo varfëri ekonomike, mizerje lirie, integriteti, mizerje demokracie... turp.

Nesër ështëday 2 në atë vend të errët, ku të gjithë e dinë si "asht aty", të gjithë ankohen dhe askush nuk flet, sepse është pjesë e sistemit të denigruar.

Zgjohu qytetar, Shqipëri, Shkodër a Berat. Zgjodhu sepse demokracia nuk është një e drejte që, për eufori Europa ta dhuron.

HermesNews - ©2013