Video

19/07/2013 09:28:47

Kundershtaret qe Putin i ka mundur

I ka thyer ne mes te gjithe ata qe e kundershtonin





RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, duket se nuk i ka aspak mire punet me kundershtaret e tij, sidomos ata politike. Mjafton te shohesh listen e atyre qe kane kundershtuar punen dhe urdherat e tij dhe do mendosh se cfare fuqie fshihet pas Putin. Ja lista e personave qe jane burgosur dhe vrare nga pushteti qe kur Vladimir Putin ka hyre ne politiken ruse.

1. Vladimir Gusinsky
Pronar i nje televizioni kritik mbi luften e ashper ne Ceceni. Ka kundershtuar te largohet nga posti i tij ose te mos ndjeke me ceshtjen ne fjale. Ne vitin 2002 eshte akuzuar per “genjeshter publike” nga qeveria e Putin dhe eshte detyruar te largohet nga vendi.

2. Mikhail Khodorkovsky
Bossi i naftes, pasi ka akuzuar Putin dhe aparatin e tij qeveritar per korrupsion, eshte denuar pak muaj me vone per evazion fiskal dhe mos shlyerje borxhesh ndaj shtetit ne miliona dollare.

3. Sergei Udalstov
Drejtuesi i levizjes anti-Putin, qe prej majit te kaluar ndodhet ne arrest shtepie me akuzen e ngirjtes dhe zhvillimit te protestave te paligjshme.

4. Alexander Litvinenko
Ish agjent i sherbimit sekret rus KGB, eshte hetuar per nderhyrje dhe korrupsion mbi vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya. Vdes ne Londer nga nje semundje ne mushkeri ne vitin 2006.

5. Boris Berezovsky
Ish mbeshtetes i Putinit, u be me pas kritik i qeverisjes se tij. U detyrua te arratisjen ne Londer ne vitin 2000. Marsin e kaluar, kufoma e tij eshte gjendur ne villen e tij ne Berkshire.

6. Pussy Riot
Ne vitin 2012, protesta e tre vajzave gati gjysme te zhveshura, perfundon me arrestimin dhe burgosjen e tyre, me arsyen e vandalizmit dhe krijimit te problemeve fetare ne vend.

7. Gary Kasparov
Ish kamopioni kombetar i shahut, kandidat per president ne vend kunder Vladimir Putin, arratistet ne France pas arrestimit per disa dite ne menyre te menjehershme dhe pa shkak.

8. Anna Politkovskaya
Gazetarja teper kritikuese mbi politiken e Kremlinit ndaj luftes dhe gjendjens ne Ceceni, u vra ne vitin 2006. Eshte denuar njeri nga vrasesit e saj, por ceshtja ende nuk eshte mbyllur.

9. Alexei Navalny
Blogeri anti-Putin eshte denuar vetem disa dite me pare me 5 vjet burg per shperndarje te informacionit sekret dhe jo te besueshem.

Edison Myrteza