Video
19/07/2013 03:19:40
Gruaja e denuar sepse u perdhunua
Denoncon perdhunuesit, denohet nga gjykata arabe
EBA- Quhet Marte Deborah Dalelv, 24 vjecarja norvegjeze e cila pas nje perdhunimi qe i eshte bere, eshte denuar si fajtore sepse ka kryer marrdhenie jashte martesore dhe ka pire alkool
Vendim i cuditshem gjykate
Sipas Ministrit te Jashtem norvegjez Espen Barth Eide, vendimi i dhene eshte turp dhe skandal per drejtesine arabe, duke shtuar me tej se eshte shume e cuditshme kur nje person denoncon nje perdhunim, eshte e akuzuar per vepra qe ne vendin tone dhe ne bote nuk jane krime. Me teper se vendimi eshte ekstremisht problematik e drejta e njeriut. Por ai shton se ende Norvegjia nuk ka ndezur ende zjarrin per te mbrojtur bashkekombasen.
Nuk duan ta besojne
Akoma me e pabesueshme duket per te atin, i cili nuk arrin ta spjegoje se si e bija ka vrapuar te kerkoje ndihme nga policia per te kallzuar dhunen ndaj saj, ka perfunduar nen akuze. Ai nuk e gelltit dot denoncimin e autoriteteve te Emirateve te Bashkuara Arabe, te cilat i kane bllokuar parate, pasaporten dhe e kane denuar.
Nje kurth
E denuar me 16 muaj burg, per momentin nuk ndodhet ne burg, por qendron ne nje fare menyre e fshehur ne vendin arab pa arritur te largohet. E reja i ka treguar televizionit kombetar norvegjez se ishte ne djeni te ndryshimeve ne ligjin rajonal ne krasim me ate te vendit te saj, por nuk ka menduar asnjehere se te denoncoje perdhunuesin e saj mund te kishte perfunduar nen nje kurth kombetar arab.