Video

17/07/2013 14:04:08

Cifti i vampireve ne Britani

Pijne gjakun e njeri-tjetrit dhe jane te lumtur





BRITANI- Edhe ne Britanine e Madhe po ndodh gjate ketyre diteve te veres nje ngjarje jo pak e rralle, kur dielli po shnderrin fort duke u dhene ngjyre njerezve. Eshte nje cift qe nuk do aspak te flitet per plazh apo gjera te tjera. Te dy personat “jane vampire” dhe pijne gjakun e njerezve. Ironi e fatit apo nuk i dihet. Lajmi behet i ditur nga tabloidi britanik “The Sun”.

Drakula britanik
Behet fjale per nje shprehje dashurie te pazakonte. Lia Benninghof dhe Aro Draven, pijne gjakun e njeri-tjetrit. Jane te ndikuar nga kultura e vjeter dhe nuk i kane qejf ditet me diell. Te dy jetojne ne Haverhill te Suffolkut. Njihen si vampire dhe pijne gjakun e njeriut te pakten 4 here ne jave.

Cifti eshte njohur ne muajin shkurt. Lia, 20 vjec, thekson se eshte dashuruar me Aron, 30 vjec, baba i divorcuar dhe me 5 femije. Burri qe ne femijeri eshte adoptuar nga nje familje britanike, thekson se eshte me origjine nga Rumania, nga ku eshte edhe vendlindja e Vlad, personazhi historik, model per krijimin e Kontit Drakula. Per Lian, Aro eshte dashuria e tij me e madhe. “Kur me ka thene se eshte nje vampir, jam emocionuar, pasi nuk e dija qe ekzistonin vampiret, por kam shpresuar gjithnje”.

Dashuria dhe transformimi
Pas 3 javesh njohjeje, Aro i propozoi Lias te ndryshohet ne nje vampir. Ne fakt, vetem nje jave me pare kane patur nje ceremoni nga ku kane ngritur gosti duke pire gjakun e njeri-tjetrit. “Ai beri nje prerje ne krah dhe piu gjakun e tij, dhe me pas une bera te njejten gje”, ka treguar Lia. Sipas rrefimit te vajzes, procesi i ndryshimit ka zgjatur nje dite te tere, pas te cilit eshte ndjere “e rigjalleruar dhe plot energji”.

Kjo eksperience i ka pelqyer kaq shume “vampires se sapo lindur”, duke bere qe ajo tashme te ndihet teper e varur nga gjaku dhe duhet ta pije te pakten 4 here ne jave. Dhe nese nuk e ben, ndihet teper e dobet. Lia tregon se askush nuk duhet te ndihet i frikesuar nga cifti. “Nuk shkojme per te bere shetitje dhe per te ngacmuar personat e panjohur. Pijme vetem gjakun e njeri-tjetrit. Madje kemi bere edhe testimin e gjakut”.

Edison Myrteza