Video
12/07/2013 13:47:01
Reformat e reja Papale
Ndryshimet e Kodit Penal ne Vatikan
VATIKAN - Reforma e Kodit penal ne Vatikan, ka nder te tjera heqjen e burgut te perjetshem me 30-35 vite heqje lirie. Normat e reja u prezantuan ne nje konference shtypi te Giuseppe Dalla Torre, President i Gjykates se Vatikanit. Normat e reja do te hyne ne fuqi me date 1 Shtator. Nje prej ndryshimeve te rendesishme te bera lidhet me bashkepunimin juridik nderkombetar, teme kjo e debatuar se fundmi dhe qe ka te beje me adoptimin e disa normave juridike te konventave nderkombetare.
Sanksione ndaj personave juridik. Nje prej normave te vena nga Papa me nje Motu, eshte inserimi i sanksioneve ne pergjegjsine e personave juridik per te gjitha rastet e akvivitetet kriminale te bera nga organet e tyre duke vendosur nje pergjegjesi te tyre direkte me saksionet e duhura. Ne kete menyre, gjykatesi mund te hetoje mbi krimet e bera nga organet, organizmat dhe zyrat e Vatikanit.
Riciklimi i parave dhe terrorismi. Me nje motu te publikuar sot Papa vijon reformen e nisur nga Benedikti XVI per te pajisur Seline e Shenjte me instrumenta qe kontrastojne kriminalitetin duke favorizuar bashkepunimin me nderkombetaret. Abuzimet me minoret. Papa ka forcar sistemin penal per te gjitha rastet e krimeve ndaj minoreneve, prostitucionit, dhunes minorile, aktet seksuale etj. Pas Vatileaks. Rriten po ashtu dhe denimet per nxjerrjen e dokumentave te rezerzuara nga zyrat e vatikanit.