Video

08/07/2013 12:01:43

Kine. Po shuhet media print

Media online po pushton gjigandin aziatik





KINE- Kompanite mediatike kineze, duke perfshire edhe gazetat me te medha ne vend, kane nisur kohet e fundit t’i kushtojne vemendje te madhe formave te daljes se tyre ne faqet online. Media tradicionale dhe sidomos shtypi i shkruar, kane pesuar nje renie te madhe te blerjes se gazetave, pasi kinezet po i drejtohen gjithnje edhe me teper “menyres online te leximit te gazetave”.

Drejtori per kerkimet prane Inistitutit te Gazetarise ne Universitetin e Misurit, Zhiang Sun, deklaron se kompanite mediatike kineze, kane nisur kerkimin e metodave te tjera per te garantuar te ardhura dhe per te mos u zhdukur nga tregu vendas.

Disa perfaqesues te gazettes per ceshtjet financiare ne Shanghai “National Business Daily”, kane shtuar se fitimet gjate vitit te kaluar kane rene me 27.4 per qind ne krahasim me vitin 2011, duke fajesuar rritjen e kostos se prodhimit dhe shitjes se gazetes. Jane me teper te huajt apo kompanite te cilat ushtrojne aktivitetin ne Shanghai qe lexojne kete gazete, por qe prej tre vjetesh shitja dhe leximi i kesaj gazete thuajse ka rene ne gjysmen e asaj te te dy viteve me pare. Pothuajse cdo informacion tashme kalon online dhe te gjithe e lexojne pa asnje problem kudo qe jane.

“Te rinjte e sotem, gjithnje e dhe me teper po perdorin internetin apo telefonat celulare per t’u informuar dhe thuajse nuk i zene gazetat me dore. Kjo rrit shume koston e gazetes dhe ul jashte mase fitimin duke vene madje ne rrezik te madh edhe jetesen e tyre”, thekson Chen nga Universiteti i Pekinit.

Suksesi i mediave te reja
“Prej jo pak kohesh lexuesit vendas dhe te huaj ne Kine per gazetat dhe revistat, thuajse nuk jane te interesuar te blejne dhe lexojne shtypin e shkruar. Influenca e mediave online po rritet jashtezakonisht shume”, shprehen ekspertet e medias kineze.

Eksperti i UP-se, deklaron se “ajo qe po shuhet nuk eshte media, por shtypi i shkruar dhe lulezimi i pamenduar me pare i medias online. Kjo e fundit eshte bere e pakapshme dhe thuajse e pakonkurrueshme”.

Sipas tij dhe eksperteve te tjere, tashme jo vetem thithja dhe transmetimi i ngjarjeve dhe lajmeve lokale, kombetare dhe nderkombetare lexohet dhe kapet ne menyren me te shpejte, por edhe thithja e reklamave dhe te ardhurave ne median online ka kaluar mbi 70 per qind. “E ardhmja e informacionit ne Kine, do te jete online ne mbi 80 per qind te medias”.

Edison Myrteza