Video
23/06/2013 13:59:14
Goditen komisioneret ne Kelcyre
Komisioneret ne Kelcyre goditen fizikisht
KËLCYRË - Dy komisionierë të qendrës së votimit nr. 4165 në qytetin e Këlcyrës janë goditur fizikisht nga një person, i cili është ndaluar, njoftoi zyrtarisht policia e lokale, në jug të vendit. “Fatjon Merkaj, tashmë i ndaluar, ka debatuar me komisionerët e kësaj qendre votimi dhe më pas ka goditur me grushta komisioneret Agim Allamani (LSI) dhe Dhimtër Qyra (PD)”, tha Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. I njëjti zytar tha se policia ka ndërhyrë, si dhe ka rivendosur rendin pas marrjes se vendimit nga Qendra e Votimit (QV). “Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij incidenti”, theksoi Mullaj.