Video
19/06/2013 06:40:58
Nenat qe tymosin marjuhane te qeta
Jemi grate qe kemi enderruar te jemi gjithnje
SHBA- Amerikania online Huffington Post, rrefen historine e nje grupi nenash tymosese te hashashit, te cilat takohen gjate kohes se drekes ne bazen e rritjes se lendes narkotike, duke u kthyer keshtu ne prinderit me te mire.
Kuron gjithcka
Keto festa organizohen ne Kaliforni, shtetin ku lenda apo keto lloj lenesh narkotike jane te ligjshme. Charyl Shuman, 53 vjecare, nene e dy femijeve, ka organizuar nje dreke ne mes te Beverly Hills, ku grate kane mundesi te konsumojne lloje te ndryshme te bimes narkotike.
Grate, te cilat theksojne se e perdorin hashashin per te kurar artritin, shtojne se ky lloj sherbimi duhet legalizuar kudo. Nje tjeter nene, 37 vjecarja January Thomas, tymos marjuhane gati pese here ne dite dhe kjo gje e ben ta ndjeke me mire mire vajzen e saj dy vjecare, Zeena.
Lamtumire problemeve
Sipas grave, bima narkotike eshte ne gjendje te qetesoje trupin e tyre duke e bere me krijues. Tashme kam nisur te mos kem merak te madh per problemet e perditshme. Nuk behet fjale ne fakt per nje menyre te vecante. Sipas grave, bima kuron edhe problemet e tyre shendetsore. Semundjet kronike zhduken menjehere kjo edhe per shkak te kualitetit te lendes narkotike.
Per 40 vjecaren Simmi Dhillon, marjuhana ka shpetuar martesen e saj me policing Eric, me te cilin eshte e martuar qe prej 14 vjetesh. Te dy ndodheshin prej kohesh ne nje krize shume te forte dhe ishin gati per tu ndare.
Jam nena qe doja te isha
Gruaja, nene e nje femije, ne vitin 2003, u be viktime e nje aksidenti te rende, aksident qe ka lene probleme te cilat zgjidhen me anti-qetesues. Per here te pare jane ndjere qenie njerezore pas shume kohesh, kur isha 37 vjec dhe per here te pare nisa te tymos marjuhane. Jam bere gruaja qe doja te isha dhe kjo ka shpetuar martesen time. Tashme mund te flas me djalin tim 10 vjecar per rreziqet e droges dhe te jem e lire ne cdo moment. Per kete, sipas meje, shume shpejt marjuhana do te legalizohet per perdorim aktiv dhe te mire dhe shpresoj qe te krijohet nje vend i posacem ku te tymoset ne qetesine me te madhe.