Video

19/06/2013 05:49:56

Djeg femijet e tij nga zemerimi

Nuk donte te ndahej nga e shoqja. Hakmerret





SPANJE- “40 vjet burg”. Eshte ky vendimi i marre nga hetuesia per Jose Breton, nje spanjoll i akuzuar per vrasjen dhe djegien e dy femijeve te tij, Ruth, 6 vjecare dhe Jose, 2 vjec. Ai e quan veten “te pafajshem’ dhe mes lotesh ne gjykaten e Cordobas ka deklaruar se “Nuk i kam vrare. I dua shume. Jane ende te gjalle, ndersa ju vetem duhet t’i kerkoni”.

Vendimi
Gjykata dhe trupi gjykues me kryetar Pedro Vela, kane degjuar 98 deshmitare. Per publikun dhe gjykaten nuk ka me asnje dyshim tjeter se kush eshte fajtori. Brenton i ka vrare femijet per t’u hakmarre ndaj se shoqes, Ruth Ortiz, e cila donte te ndahej.

Me 8 tetor 2011, Breton ka telefonuar sherbimin e urgjences duke u thene se femijet e tij jane zhdukur ne parkun e Cordobes. “Kaloi nje grup personash perpara te cilet me humben shikimin e femijeve. Qe prej asaj kohe ata jane zhdukur”. Pese dite me pas, “babai monster”, u arrestua dhe me pas nuk ka dale me nga burgu.

Sipas akuzes, Breton kishte ndertuar ngjarjen e tmerrshme dhe pas nje serie vajtje-ardhjesh dhe studimi te parkut te qytetit, nje dite para se femijet te “zhdukeshin”, kishte arritur te blinte rreth 140 litra benzine.

Edison Myrteza