Video

11/06/2013 15:58:25

Pilula mjekesore per femrat ne SHBA

Administrata e Obames, jep urdher mjekesor





SHBA- Administrata a e presidentit amerikan Barack Obama, ka vendosur te shperndaje “pa dhune”, pilulen e dites, e cila do te jete shume shpejt ne perdorim ne SHBA, per te gjitha femrat te cilat jane ne moshen e riprodhimit, pa patur nevoje te paraqesin nje vertetim mjekesor.

Departementi i Drejtesise kishte vendosur ta conte ne apel ceshtjen kunder vendimit te nje gjykatesi ne Brooklyn, per t’u dhene te gjitha femrave qe kane arritur moshen 17 vjec, te konsumonin pilulen e dites. Gjykatesi kishte pranuar kerkesen e drejtuar nga grupi per te drejtat e grave. Nderkohe, nje dite me pare, departamenti ka vendosur te pranoje vendimin duke hedhur ne shitje pilulen pa nje vertetim mjekesor. Ne kete moment, eshte pare se ceshtja ka qene e humbur. Eshte dashur te vendoset nese ceshtja do te cohej deri ne Gjykaten e Larte, apo duhej luftuar per diskutimin mbi abordin dhe kontraceptivin.

Ne kete moment teper te veshtire per Barack Obamen i cili duhet te mbrohet nga skandale te shumta qe po godasin administraten e tij, departamenti ka vendosur te beje nje hap pas.

Konsumimi i medikamentit brenda 72 oresh pas raportit seksual eshte pare i rrezikshem edhe pse mundesia per te ngelur shtatzene eshte ulur deri ne shifren e 89 per qind. Annie Tummino, koordinatore e Komitetit te Lirimit Kombetar te Grave, ka theksuar se grate dhe vajzat e moshes se sotme duhet te “kene nje kontroll total te trupit te tyre pa kerkuar lejen e nje doktori apo te nje farmacisti”.

Edison Myrteza