Video
11/06/2013 13:40:16
I ve flaken vetes para baneses
Nuk duronte dot ndarjen nga bashkeshortja
ITALI- Nuk e pranonte dot ndarjen nga e shoqja, keshtu qe burri ka vendosur ti jape fund jetes duke u djegur. Pa dy ditesh agonie, ka gjetur vdekjen ne repartin e urgjencave te spitalit Cardarelli te Napolit, nje 53 vjecar. Ne mbremje, ai ka tentuar te vrase veten ne hyrje te baneses te se shoqes, e cila kishte pak kohe qe ishte divorcuar me te.
Cifti kishte mbi tre muaj qe ishte ndare, nderkohe te dy jetonin ne zonen San Clemente te Casertes. 53 vjecari eshte paraqitur me nje bidon me benzine dhe nje shkrepse. I ka rene ziles dhe pasi ka folur tek citofoni i portes, ka hedhur benzinen mbi vete duke i vene me pas flaken.