Video

06/06/2013 20:57:02

Proxima Centauri: nje renditje e ralle yjore

Ne vitet e ardhshme, teleskopi hapesinor Hubble i NASA-s do te kete dy mundesi shume te mira per te kerkuar planete me dimensione te peraferta me ato te Tokes






HermesNews - Ne vitet e ardhshme, teleskopi hapesinor Hubble i NASA-s do te kete dy mundesi shume te mira per te kerkuar planete me dimensione te peraferta me ato te Tokes. Ne fakt ylli Proxima Centauri, qe eshte edhe me i aferti me planetin tone, do te jete ne nje renditje yjore te tille qe te mundesoje kerkimet per bote te reja. Ne muajin tetor te 2014 dhe shkurt te 2016 ylli ne fjale do te kaloje prane dy yjeve te tjera: “trajektorja qe do te pershkohet do te ofroje mundesi shume te mira eksplorimi”- ka thene Kailash Sahu, nje astronom i Space Telescope Science Institute ne Baltimora.

Tentativat e meparshme per te gjetur planete rreth Proxima Centauri nuk kane pasur sukses, por astronomet mendojne se renditja e ralle yjore qe parashikohet te ndodhe , do te jape shume mundesi per kerkime apo zbulime nepermjet fenomenit te quajtur “microlensing gravitacionale”.

Behet fjale per fenomenet e lensing gravitacional ku pamjet e formuara nga lentet kane nje ndarje kendore qe nuk mund te zgjidhet me teleskopet aktual. Me pak fjale ndodh kur nje yll ne plan te pare kalon prane vijes sone te shikimit te nje ylli qe ndodhet ne sfond, pra me larg. Keto pamje mund te jene te shumefishuara ose te shtremberuara sipas renditjes mes objetivit ne plan te pare dhe objektit ne sfond.

Keto ngjarje zgjasin nga pak ore dei ne disa dite dhe u japin mundesine shkencetareve per te matur me saktesi permasat e yllit qe po studjohet.
Llogaritja e permasave eshte thelbesore per te kuptuar temperaturen, diametrin, shkelqimin e brendshem dhe jetegjatesine.

Astronomet do te mund te llogarisin permasat duke ekzaminuar pamjet e cdo ylli per te pare se sa jane te kompensuara nga pozicioni real qe zene ne qiell. Nese Proxima Centauri ka planete rreth saj, fusha e tyre gravitazionale do te krijoje nje spostim te vogel te pozicionit.

Nje pike ne favor eshte edhe distanca, pasi Proxima Centauri ndodhet shume prane planetit tone dhe kjo do te lehtesoje ndryshimet e mundshme ne pozicion. Faktikisht teleskopet modern nuk jane ne gjendje te kapin keto ndryshime, prandaj do te perdoret teleskopi hapesinor Gaia me nje sensibilitet me te madh fale mungeses se atmosferes.

Ngjarja do te interesoje nje pjese te qiellit me permasat e henes se plote pak a shume.

Daniela Vathi