Video
04/06/2013 10:16:26
Shpronesimi global
Zoterinjte e finances pergatisin shpronesimin global
HermesNews - Se pari ju bejme te ditur se zoterinjte e finances kane projektuar fazen finale te operacionit per shpronesimin e pasurise kombetare te Rusise.
Ekrani ideologjiko-propagandistik pas te cilit fshihet plani i shpronesimit global perbehet nga fushata e Shteteve te Bashkuara per luften ndaj terrorizmit nderkombetar qe filloi pas 11 shtatorit te 2001.
Kjo fushate eshte pasuruar vazhdimisht me programe te tjera kunder korrupsionit, evazionit fiskal, riciklimit te parave te pista, kriminalitetit nderkombetar, etj.
Ne te vertete, keto qellime te mira per te vene rregull ne te gjithe boten dhe per te mbrojtur interesat kombetare te Shteteve te Bashkuara sherbejne per te fshehur garen e oligarkise financiare drejt dominimit planetar. Ne fakt po krijohen mjetet e duhura per shpronesimin global, per cmontimin e shteteve sovrane, per formimin e nje qeverie boterore dhe per formimin e nje regjimi totalitar me permasa universale (Lager boteror).
Shpronesimi i plote i gjithēkaje dhe perqendrimi i tyre ne duart e nje elite te vogel nderkombetare eshte kushti sine qua non per realizimin e rendit te ri boteror (pa te cilen nuk realizohet rendi i ri boteror shen.perkth). Per kete arsye qarqet dominuese te Perendimit ne fushen financiare dhe bankare iu referohen objektivave te meposhtem:
1- eliminimi i segretit bankar
2- eliminimi i te ashtuquajturave parajsa fiskale (zona offshore)
3- futja e procedurave te thjeshtuara per ngrirjen dhe konfiskimin e pronave te qytetareve dhe kompanive nga ana e autoriteteve te vendeve te pasura
4- kufizimi i qarkullimit te parave dhe detyrimi i individeve per te perdorur mjetet e pageses pa perdorimin e parase
5- krijimi nga ana e zyrave financiare dhe fiskale i nje rrjeti me agjente dhe informues specifik ne banka dhe kompani
6- shkrirja e institucioneve financiare dhe bankave qendrore me sherbime te vecanta
7- aprovimi nga ana e SHBA e ligjeve ekstra-territoriale per luften kunder mos paguerjes se taksavedhe transformimi i te gjitha shteteve, bankave dhe kompanive te botes ne agjente te zyrave tatimore amerikane
8- nxitja e proceseve te centralizimit te kapitalit bankar, reduktimi i numrit te bankave me nje perhapje paralele te rrjeteve dhe filialeve te ketyre
9- dhenja e kompetencave shtese dhe rritje e funksioneve te bankave qendrore (duke lene te paprekur pavaresine e tyre nga shteti)
10- realizimi, nepermjet akordeve nderkombetare, te nje rrjeti per shkembimin e informacionit financiar mbi personat fizik dhe juridik (te dhenat personale, te dhenat mbi llogarite dhe transaksionet) midis zyrave tatimore, sherbimeve te hetimit financiar dhe dipartimenteve financiare
11- pergatitja dhe kryerja e operacioneve te sterilizimit te masave te medha te likuiditetit ne mbare boten (me te holla ose jo, sidomos dollaret amerikan) kryesisht me ane te riformave monetare dhe ndryshimit te monedhave
Me fjale te tjera, po krijohet nje kapuc bankaro-financiar per te gjithe popullsine boterore . Bankat dhe kompanite financiare do reshtin se qeni institute te thjeshta tregetare per tu kthyer ne organizues material te shpronesimit gjer sa te behen mjete te elites boterore per te kontrolluar ne menyre absolute popullsine. Per diēka te ngjashme fliste edhe dhe shkruante ekonomisti dhe socialisti gjerman Rudolf Hilferding ne librin e tij te titulluar Kapitali financiar, i publikuar pas luftes se dyte boterore. Me tutje, ne vitet njezet, autori evuloi idete e tij mbi shoqerine totalitare te shtypur nga bankat, duke i organizuar ato dhe duke i prezantuar ne formen e teorise se kapitalit te organizuar (eshte per tu vene re fakti qe ai konsideronte lindjen e nje sistemi te tille si nje vrojtim anticipues i socializmit).
Autoritet shteterore, eksponentet politik dhe qytetaret e Rusise duhet te njohin me qartesi planet e oligarkise financiare boterore dhe kercenimet qe vijojne. Merrni, per shembull, piken tre te listes se mesiperme, qe trajton procedurat e ngrirjes dhe konfiskimit te pronave private te qytetareve dhe kompanive. Rinovimet jane te dukshme. Ngjarjet e marsit te shkuar ne Qipro tregojne se nuk sherbejne me motivime juridike te ndonje lloji te vecante per te konfiskuar depozitat bankare. Vendimet justifikohen nga nevojat ekonomiko-financiare (masa stabilizimi). Fillon te linde keshtu parimi i mundesise jo politike, por ekonomike dhe financiare.
Zvicera, e njohur per ruajtjen e segretit bankar, ka aprovuar nje ligj, ne baze te se cilit mjetet e cilido personi fizik ose juridik mund te jene tani e tutje te ngrira ne llogarine e tij bankare qe nga fillimi i hetimeve dhe jo me pas marrjes se vendimit. Kjo risi mund te interpretohet ndryshe, nese konsiderohet fakti qe Shtetet e Bashkuara kane aprovuar se fundmi nje ligj sipas te cilit cdo person (qofte ne SHBA ashtu edhe jashte ) mund te konsiderohet si nje terrorist i mundshem. Ligji quhet National Defence Authorization Act 2012 . Meqe SHBA dhe Zvicera kane nenshkruar mes tyre nje marreveshje bashkepunimi ne fushen ekonomike, tani mund tebllokohen te ardhurat e cilido personi fizik apo juridik qe ka depozituar ne bankat zviceriane.
Oligarket dhe funksionaret e korruptuar te Rusise nuk duhet te mendojne se besnikeria e tyre ndaj Gotha-s financiare iu shmang atyre mundesine e shpronesimit. Duhet te harrojne pasurite e tyre te mbledhura me shume veshtiresi dhe kushedi nese do arrijne te shpetojne se paku jeten dhe lirine. Nese kleptomanet rus do te kuptonin situaten, duhet te kerkonin te paret rishikimin e privatizimeve fallco te viteve 90. Duhet te pendohen per vjedhjen e parave publike, per aktet e korrupsionit dhe cdo lloj mashtrimi ekonomik, perfshire ketu edhe eksportimin e kapitaleve. Sigurisht nuk do te jete e lehte marreveshja me popullin , por garancia do jete padyshim me e madhe. Burracakeria dhe hipokrizia e elites perendimore eshte tashme e dukshme per kedo, madje edhe per ata qe kane nje njohje te ceket te Perendimit.
Duhet shtuar, gjithsesi, qe nje pjese e pasurise kombetare te Rusise, eshte eksportuar legalisht. E kam fjalen per rizervat valutore te drejtuara nga Banka Qendrore. Pra duhen modifikuar ligjet e vendit dhe duhen rikthyer shumat duke nisur qe nga rregullat e reja. Nuk jane operacione te padegjuara ndonjehere.
Ne fillim te 1914, shume politikan dhe statista rus, por edhe njerez te thjeshte, parandjene rrezikun e afert dhe pjesa me e madhe e shumave te kompanive dhe shtetasve rus, po ashtu edhe te Bankes se Shtetit, te depozituara ne institutet gjermane dhe austro-hungareze u kthyen direkt ne Rusi.
Ky vend gjendet tashme ne prag te nje lufte jo me pak globale, madje disa eksperte mendojne me te drejte se ajo tashme ka filluar pa ndonje deklarim zyrtar. Ne nje situate te tille, drejtuesit dhe njerezit e thjeshte rus duhet te veprojne me gatishmeri dhe perpikmeri ne shume drejtime, perfshire ketu tutelen e interesave pronesore jo vetem kombetare, por edhe personale.