Video

28/05/2013 16:02:23

Itali. Skandal ne nje azil femijesh

Mesuesja rreh barbarisht femijet e vegjel ne klase





ITALI- Femije qe kapen per flokesh, qe hidhen kunder femijeve te tjere, te rrahur dhe te denuar per motive fare kot. Nje seri dhune qe ka bere te vegjlit te kalojne deri ne psikoterapi me probleme mendore per shkak te keqtrajtimeve. Eshte vene nen pranga nje mesuese ne azilin e Barlettes ne Itali.

Gruaja, 43 vjecare, tashme ndodhet nen arrest shtepiak. Per te arrestuar mesuesen, jane dashur disa filmime te kryera nga nje telekamer e vendosur ne klasen e saj. Prinderit e femijeve, kane luajtur nje rol thuajse te rendesishem dhe perfundimtar ne hetim nga Prokuroria e Tranit.

Ngjarjet e nje “dhune te rralle”. Keshtu e ka pershkruar prokurori i ceshtjes, ngjarjen ne fjale. Nga pamjet e regjistruara shihen te vegjelit qe rrihen nga gruaja, duke u rrezuar perdhe, duke u goditur me cdo gje qe gjendej atje afer, qe nga shishet dhe deri tek librat apo edhe karriget e vogla.

Ne njeren nga keto pamje, mesuesja ka ne dore nje panine dhe me doren tjeter kap per flokesh nje femije duke e tundur nga njera ane ne tjetren. Me pas terheq per veshi nje tjeter femije, pasi ky i fundit i ka dhene nje puthje ne faqe nje shoqes se klases. Ai ka perfunduar i hedhur dhe goditur mbi nje bange.

“Ka abuzuar me autoritetin, pushtetin dhe funksionet qe kishte ne edukimin e femijeve”, eshte shkruar ne dosjen e gjykimit. Ne perfundim, te gjithe kane dale ne rezultatin se “mesuesja ka probleme psiqike”. Nga ana tjeter, prokuroria dhe drejtuesit e shkolles u kane kerkuar prinderve qe te tregojne cdo lloj forme dhune qe u shkaktohet femijeve, duke bere te mundur qe te mos ndodhin ngjarje te tilla ne te ardhmen.

Edison Myrteza