Video
25/05/2013 15:19:43
Shkolla kerkon falje per abuzimet
Horace Mann School, nen hetim qe prej 1962
USA- Njera nga shkollat me te mira private ne New York, Horace Mann School, kerkon falje publike per abuzimet seksuale qe kane ndodhur ne kete shkolle nga ana e disa mesuesve dhe drejtuesve te institutit. Faljet, sipas medias amerikane, kerkohen per abuzimet seksuale nga viti 1962 deri ne vitin 1996
Kerkojme falje te sinqerte per dhimbjen e shkaktuar, thekson shkolla ne nje leter publike ne websitin zyrtar. Falje nga ana e mesuesve dhe drejtuesve te institutit, te cilet kane abuzuar. Keto veprime imorale dhe mosbesuese nuk duhet te kishin ndodhur kurre.
Prokurori i Bronx dhe policia e New Yorkut kane nisur nje hetim mbi abuzimet seksuale vitin e kaluar pas nje materiali te shkruar nga The New York Times, qe denonconte abuzimet ne shkolle qe prej viteve 70-te. Shkolla tashme, ka ngritur nje komitet te perbere nga vete studentet per sigurine e tyre, duke perfshire madje edhe vete te demtuarit.