Video
24/05/2013 15:22:41
Greqi. Edhe seksi po kalon ne krize
Meshkujt me pak seksuale. Shkak kriza ekonomike
GREQI- Efektet e krizes ekonomike ne Greqi kane ndikuar fuqishem vitet e fundit. Madje, kriza shfaqet edhe ne boten e seksit. Nuk ka asnje dyshim per autoritet e nje studimi, te cilet vitin e fundit theksojne se kriza ekonomike ka patur nje ndikim negativ edhe mbi seksualitetin mashkullor me nje rritje prej 47 per qind ne sjelljet e dhunshme.
Studimi
Studimi titullohet Greqia e krizes dhe Memorandumit dhe rezultatet jane prezantuar ne Dubai ne kursin e punes se Kongresit te 5-te Pan-Arabo mbi shendetin seksual. Ne studim jane perfshire te dhenat e Shoqerise per Studimin e Seksualitet mashkullor dhe Instituti i Larte i Adrologjise greke, me nje kampion prej 600 burrash dhe 400 grash. Te gjithe jane intervistuar nepermjet telefonit.
Te dhenat
Mes burrave te intervistuar, eshte perfshire fasha e moshave nga 34 deri ne 45 vjec. Mes tyre, 44 per qind jane shprehur se kane sjellje te dhunshme drejt partnerit te tyre. Ne Greqi, kohet e fundit jane regjistruar nje numur i madh sulmesh fizike, seksuale dhe psikologjike ne ambjente te mbyllura.
Edhe te pasurit qajne
Nuk duhen te mos perfshihet dhuna qe vjen nga varferia. Por edhe burrat e pasur jane te perfshire ne studim. 17 per qind e tyre kane ushtruar dhune drejt partnereve duke u shfajesuar me arsyen e nje jete me te veshtire dhe rritjes se varferise.
Dhuna eshte e barabarte me nje tregues te uljes se fuqise seksuale sipas eksperteve. Studimi nuk jep nje perfundim konkret mbi kete fakt, pasi dhuna eshte e shoqeruar me nje reduktim te aktivitetit seksual tek meshkujt nga 7 ne 10 burra.