Video
14/05/2013 19:02:53
Greqia, tmerri i emigranteve
Emigrantet rihen sikur te ishin qen
GREQI- Greqia nuk lufton vetem kunder krizes ekonomike. Ne Athine, lufta ndaj te huajve eshte bere tashme nje rutine e trishtueshme dhe Europa po ben shume pak per te frenuar valen e dhunes qe ka pushtuar Greqine. Fati i shume emigranteve te denoncuar nga Human Rights Watch, eshte qe te rrihen ne rruge, tamam si qente.
Greqia e tashme
Viti 2012 ishte nje vit shume i veshtire per Greqine. Pergjegjesi per Europen ne Human Rights Watch, Hugh Williamson, denoncon nje tjeter akt krize qe ndodh shume shpesh. Dhuna e madhe ndaj emigranteve dhe kerkuesve te azilit ne Athine ashtu si edhe ne qytete te tjera greke, duket se po del jashte kontrollit. Grupe personash te vuajtur qe vijne nga Afganistani ose Afrika jane kudo te rrahur neper rruget e Greqise, nderkohe qe pjesa me e madhe e ketyre te dhunuarve nuk regjistrohet madje
Si qente
Ne nje artikull te shkruar nga Süddeutsche Zeitung, Williamson nenvizon se Human Rights Watch ka regjistruar raste te shumta dhune. Kjo behet edhe me e rende nese konsiderohet fakti se pergjegjesit nuk denohen asnjehere. As policia dhe as organet e tjera shteterore duket se nuk ia vene veshin asaj se cpo ndodh perdite rrugeve te Greqise. Dhuna me sfond racial ka shperthyer nga fundi i vitit 2011 dhe nga viti 2012, nderkohe qe nuk ka perfunduar edhe pas disa muajve te pare te vitit 2013.
Gjendja behet edhe me e rende per shkak te frikes se Agimit te Arte. Levizja neonaziste ka shperthyer fuqishem ne vend qe prej vitit te kaluar dhe ne brendesi te qeverise greke ka nje dore qe nuk po mund te ule dhunen e tyre.