Video
14/05/2013 14:47:50
SHBA. Qeveria kontrollon AP
Kontrollohen telefonat e gazetareve te agjencise
SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtesise, ka vene nen kontroll per dy muaj telefonat e gazetareve te agjencise Associated Press. Nje fakt ky qe agjencia ne fjale nuk ka hezituar ta denoncoje si nje ceshtje dhe nderhyrje te paprecedente.
Lajmi eshte bere i ditur nga drejtori i pergjithshem Gary Pruitt, i cili ka deklaruar se drejtesia amerikane ka ne dore regjistrimin e mbi 20 linjave telefonike te perdorura nga gazetaret e agjencise, mes te cilave edhe zyren ne New York, Washington DC, Hartford, Connecticut dhe postimet e AP ne shtyin e Dhomes se Deputeteve.
Nuk mund te kete asnje lloj justifikimi per nje veprim te tille, ka shkruar Pruitt per Prokurorin e Pergjithshem, Eric Holder ne nje leter proteste. E konsiderojme kete veprim te Departamentit te Drejtesise si nje nderhyrje te rende te te drejtes se punes ne mbledhjen dhe raportimin e lajmit.
Agjencia specifikon se autoritetet amerikane kane nisur te nderhyjne ne linjat telefonike te gazetareve te agjencise, pas marrjes se informacioneve ne lidhje me hetimin penal te rrjedhjes se informacioneve mbi nje operacion te CIA-se ne Yemen nisur qe ne pranveren e vitit te kaluar, ne lidhje me nje atentat nga Al-Qaeda.
Pruitt ka deklaruar se agjencia po studion te gjitha mundesite ligjore qe ka ne dispozicion, nderkohe kerkon rrikthimin urgjent te tabulateve telefonike dhe shkaterrimin urgjent te te gjitha kopjeve qe ndodhen ne Departament.