Video
14/05/2013 14:25:28
Vermont dhe ligji per eutanazine
Shteti ku mund te vdesesh nese deshiron
SHBA- Shteti i vogel i Vermontit ne veri-perendim te SHBA-se, i ka dhene rruge te lire ligjit per vrasjen me deshire, per ata paciente te cilet nuk kane me teper se 6 muaj jete. Ata kane te drejte ti kerkojne mjekut te pergatise sasine e duhur te ilaceve per te nisur vdekjen e embel. Pas Oregonit dhe Washingtonit, tashme Vermont behet shteti i trete qe legalizon eutanazine.
Ligji mbi eutanazine
Ligji ne fjale, ka kaluar ne parlament me 75 vota pro dhe 65 vota kunder. Do te duhen ne fakt vetem disa procedura per te nisur nga puna. Pacienti qe kerkon te vdese nuk ka nevoje te prese per nje ndihme te vazhdueshme, ndersa kerkesa per vrasjen e embel do te duhet te shqyrtohet nga dy mjeket pergjegjes pasi te kene kerkuar edhe nje test psikiatrik nga pacienti. Ne kete rast edhe familja e pacientit nuk eshte e detyruar te jete e pranishme.