Video

08/05/2013 16:23:11

Vidhet sasi e madhe diamantesh

Vjedhja me e madhe ne bote ne Bruksel





BELGJIKE- Policia ne Belgjike, Zvicer dhe France ka arrestuar 31 persona te lidhur me njeren nga vjedhjet me te medha ne bote ndaj diamanteve. Hetuesia belge thekson se hajdutet do te perfitonin nje shume teper te madhe parash, madje edhe nje pjese e madhe e diamanteve ishin rrembyer ne muajin shkurt ne Aeroportin e Brukselit.

Informacionet zyrtare raportojne se ishte thyer perimetri i mbrotjes se makinave me mall, nderkohe qe nje avion zvicerian ishte duke pritur per t’i marre. Rrembyesit arriten te marrin nje shume prej 50 milion sterlinash diamante. Diamantet ishin ne forme guri dhe ishin duke u transportuar drejt qytetit Antwerp ne Zvicer. Hetuesit i kane cilesuar hajdutet si “teper profesioniste”.

Hajdutet ishin veshur si police, kishin vene maska dhe ishin te armatosur. Kishin hyre me force tek ndalesat e detyrueshme dhe me nxitim kishin shkuar drejt aeroplanit zvicerian. Me pas kane hapur me force deren kryesore duke depertuar drejt edhe tek malli “me vlere”.

Hajdutet kane arritur te marrin 120 paketa perpara se te arratiseshin nga e njejta hyrje. Hetuesit deklarojne se i gjithe operacioni duhet te kete zgjatur rreth 5 minuta. Nga i gjithe hetimi eshte pare se nuk ka patur asnje te shtene zjarri dhe asnje person nuk eshte lenduar. Njeri nga personat e dyshuar eshte arrestuar ne France dhe 6 te tjere ne Zvicer. Ndersa 24 personat e tjere jane arrestuar ne afersi te Brukselit sot ne mengjez.

Edison Myrteza