Video
07/05/2013 10:58:18
Korrigjohen parregullsite, listat gati per zgjedhjet e Qershorit
Listat zgjedhore do te afishohen kryesisht prane qendrave te votimit
GJIROKASTER - Te gjitha parregullsite e verejtura ne listat zgjedhore te qarkut te Gjirokastres jane korrigjuar dhe tashme gjithēka po shkon drejt perfundimit. Keshtu ka deklaruar prefektja e qarkut, Mimoza Como, e cila shtoi se ne proēesin e korrigjimit te listave u verejten 105 dublime ne 32 njesite vendore qe ka qarku, prej te cilave 56 ne rrethin e Permetit, ndersa te tjerat ne Tepelene dhe Gjirokaster.
Sipas prefektes Como, ne procesin e korrigjimit te listave te gjitha njesie vendore kane respektuar me korrektesi ligjin, ndersa aktualisht puna eshte perqendruar teresisht ne printimin e listave zgjedhore. Ajo beri te ditur se afati perfundimtar i listave eshte data 13 maj dhe pas printimit ato do te dorezohen ne KZAZ-te perkatese, ku perfaqesuesit e tyre do bejne afishimin.
Listat zgjedhore do te afishohen kryesisht prane qendrave te votimit. Kete e vit Gjirokastres do ti shtohen edhe 11 te tilla nga 28 qe ishin vitet e meparshme, duke e cuar ne 39 numrin e tyre. Nderkohe qe risi tjeter eshte edhe fakti se ne kete proces zgjedhor qyteti i Gjirokastres do te kete edhe dy qendra numerimi ne pallatin e sportit dhe ne palestren e shkolles "Koto Hoxhi", nga nje qe ka patur ne zgjedhjet e meparshme.