Video
03/05/2013 14:54:10
Shqyhet dera e Keshillit Bashkiak
Anetaret e PS-LSI, e shkarkojne me 31 vota pro
TIRANE- Anetaret e majte te Keshillit te Bashkise se Tiranes, kane hyre sot ne ambjentet e brendshme te Bashkise jo ne menyren e zakonshme. Ata kane shqyer deren qe te con ne sallen e mbledhjeve. Sipas tyre, ky veprim eshte ndermarre per arsye se kryebashkiaku Lulezim Basha se bashku me anetaret e djathte te Keshillit Bashkiak, nuk kane dashur qe anetaret e majte te jene ne mbledhjen e vendosur per tu zhvilluar.
Menjehere pasi kane shqyer deren kryesore te salles se mbledhjeve, bashkiaket e majte kane nisur votimin dhe me 31 vota pro kane rrezuar kryetarin aktual te Keshillit te Bashkise se Tiranes, Njazi Kosovrastin. Per median keshilltaret jane shprehur se kryebashkiaku Basha nuk ka pranuar qe ne mbledhjen e vendosur te jene anetaret e majte pasi ka patur frike te madhe per permbysjen e krahut politik, pasi tashme anetareve te Partise Socialiste u jane shtuar edhe anetaret e LSI-se, duke bere qe numri i maxhorances te shkoje ne 31 anetare nga 24 anetaret qe ka krahu i djathe.
Sipas tyre, kryebashkiaku Basha, ka arritur deri atje saqe naten ka nderruar braven dhe celesin e deres kryesore te mbledhjeve te Keshillit Bashkiak, te ndryshoje fjalekalimin e kompjuterit te mbledhjeve si dhe ka bere bllokimin e telefonit te keshillit. Anetaret e majte me pas kane shkruar nje leter te cilen ne fund e kane firmosur. Kete leter do tia dergojne ne dore vete kryebashkiakut Basha, pasi zyrat e protokollit jane mbyllur.