Video

30/04/2013 10:10:35

Ne nuk jemi pergjegjes...

nga Pjeter Koleci






VENEZIA - 1990-2013…vrapi i Shqiptareve…."wind of change" 1990 era e ndryshimit fryn ne Shqiperi, era e lirise se vertete, njerezit nuk do te vraponin me ne mengjes - dreke - darke per nje cope buke, nuk do te frikesoheshin nga ndonje fjale qe mund te rreshqiste nga pakenaqesia reale, nuk do te ishin skllever te nje hirarkije makaber e zoteruar nga njerez inkopetente, te pa shkolluar, injorante, qe me ndihmen e fjales popull dhe pushtet arrinin te krijonin nje situate te neveritshme te jetes se shqiptareve. Stop, eshte fundi i nje epoke te pameshirshme qe arriti te denegroje breza te tere: 1991-te gjithe te lire, te paorganizuar me sy nga deti, per te shijuar lirine, per tu veshur me rroba ma te mira, ndryshe nga heret e tjera, te udhetojme larg, ndonese jo per pushime, por per te kerkuar jeten e shume enderruar, ….filloj krijimi i mediave private te informacionit, jo me lajme te mira, mjaf jemi lodhur per 50 vjet duke degjuar vetem rritje ekonomike te vendit tone dhe “varferine e vendeve te tjera”…….. E mbyllem kete kapitull, te gjithe kunder dogmave dhe genjeshtrave te pa skrupullta, ndryshim rradikal dhe keshtu gjindemi perballe kronikes se zeze te vendit tone, çfare ndodh realisht neper rruget tona, aksidente, vrasje, gjaqe, e çdo gje te trishtushme e tronditese, ………… ! …ka me keq se ti…….!Gazetar te zhytur ne luften e trillimit te artikujve, ndryshe mbaron fitimprurja,…per me vone te kthyer ne zedhenes te forcave te ndryshme politike….! E filluam mbare duke prishur çfare ishte e pushtetit monist, (natyrisht qe ishte pak per te prishur ) …., pa bere llogarine se me çfare dhe si do te ndertohej ! Perendimi ne kulmin e tij te zhvillimit luan politiken e thithjes se kraheve te lire punetore me rruge te parregullta, fshehurazi (clandestine) ne interesin e tyre, shume nga emigrantet Shqiptare humben jeten ne Adriatik duke paguar per tu trasportuar si mall i pavlere me gomone plastike. Fillon nje lufte e vertet per te votuar ligje e nene ne parlamentin Shqiptar, fillon dhe trasmetimi ne TVsh-direkt i parlamentit, ku parlamentaret shaheshi njeri me tjetrin per ti treguar popullit qe po punojne, shume here humbenin dite te tera per te vendosur daten e sakte kur Shqiperia ishte çliruar 28 apo 29…….thu se problemi me i madh ishte ky ne Shqiperi…….! Fillon epoka, politike plurealiste, me ata qe ju besuam pushtetin dhe vendosen standartet e reja me sistemin kapitalist…por me mentalitetin e kaluar… Shqiptare te mesuar ne nje menyre tjeter qe jemi te mbrojtur nga Shteti filluan te besojne ne te gjitha shoqerite fantazme qe per ta rrjepur kete popull thurin plane nga me te sofistikuarat dhe me premtime boshe arrijne te thithin ata pak monedha nga xhepat e Shqiptareve dhe te çojne edhe nje here ne fillimet e vitit 90' kete popull te pambrojtur. E keshtu….. mos besimi se çʻfare do vije nga qielli,populli Shqiptare ne emigrante ekonomike, punetore, intelektuale, profesioniste, preferojne te
punojne jashte atdheut (si punetore) per te realizuar jeten ekonomike te
familjes se tyre, per te sjelle pak rehati apo mireqenje ne familjet e tyre, tashme ne dilemen e ekzistences... Shteti krijon politiken e perfitimit nga dokumentacioni i identitetit, i jep nje grusht bijve te vet ne emigracion…çdo tre vjet shteti shqiptar nderron pasaporten e qytetarve, çertifikatat e lindjes nuk e merrje dot pa paguar, nese do hysh ne spital do paguash çdo person qe leviz neper koridore me bluze te bardhe, (Sherbimi Shendetesor Falas per Shqiptaret) mjeku te pershkruane ilacet dhe te tregon ku do i blesh, (shteti nuk ka leke) ne arsim shkollave publike shteterore çdo dite ju bjen vlera,……keshtu stimolohen shkollat private ku mjafton te paguash dhe je i diplomuar, e kujt do i sherbesh neser me ate diplome te sajuar…nje leter e pavlere qe do prish ate qe e mban dhe ate qe do i sherbeje….si eshte e mundur qe te gjitha femrat shtatezene kishin nevoje per operacion qe te lindin femine e tyre ,asnje lindje natyrale nuk ndodhi ne keta vite…!), keshtu krijuam nje shoqeri ku çdo gje arrihet vetem me monedhe,dhe cilesine e rritjes se mirqenies fantazme…nuk u preukupua njeri…..!!!!! Ne nuk jemi pergjegjes per ate qe ndodhi deri tani, do te jemi nese nuk do te bejme asgje per ta ndryshuar...dua nje pene ku te shkruaj ligjet dhe rregullat per nje Shqiperi me kulturen demokratike te zhvillimit ekonomik… dua nje gome te madhe te fshij gabimet e bera deri tani, te fshij varferine dhe padrejtesine, korrupsionin, krimin, te fshij konfliktet, te fshij te gjithe ata qe nuk punojne ndershmerishte per Shqiptaret…

HermesNews - ©2013