Video
17/04/2013 15:45:34
Letra e nje te burgosuri arab ne The New York Times
Nuk dua te vdes ne Guantanamo
SHBA- The New York Times, rrefen letren e nje te burgosuri ne burgun e Guantanamos, i cili po qendron ne qeli qe prej 11 vjetesh. I burgosuri ka tentuar ti nise gazetes me te madhe amerikane vete nje leter, duke dashur te flase per kushtet e tij. Ja se cfare ka shkruar.
Letra e te burgosurit
Nuk dua te vdes ketu. Keshtu e ka titulluar materialin TNYT, e cila ka vendosur te rrefeje historine e Samir Naji Al Hasan Moqbel, i burosuri qe ka shkruar letren dramatike, duke shpjeguar se burgu po e vret. Samir vazhdon te tregoje se si i kalon netet duke vuajtur tortura. Ai madje ngre akuza te renda kunder qeverise se SHBA-se. Ushtaret me kane akuzuar se jam nje ish ushtar i Osama Bin Laden, por qe nuk eshte aspak e vertete. I burgosuri se bashku me disa te denuar te tjere ka zgjedhur te marre pjese ne greven e urise per te trehequr vemendjen e kushteve te tmerrshme ne burgun e Guantanamos.
Kushtet
Po rrefuzojme ushqimin per te protestuar dhe po veme ne rrezik jeten tome. Shpresoj qe te sherbej per nje ndryshim brenda Guantanamos perpara se te jete shume vone. Ai ka folur edhe per torturat ku shprehet se nuk kam per ta harruar kurre, kur me kane vendosur energji ne hunde. Nuk kam provuar kurre me pare nje dhimbje te tille, te cilen nuk ia uroj askujt tjeter.
Vijne dy here ne dite, me marrin dhe me vendosin ne nje karrige duke me detyruar me force per te marre ushqimin. Ne fillim provova te rebelohem, por nuk mund te bej asgje me teper. I burgosuri i ve fajin presidentit amerikan Barack Obama duke thene Ka refuzuar te torturoje te burgosurit ne Yemen, por kjo nuk ka kuptim pasi une jam njeri dhe jo nje dokument dhe duhet te trajtohem si i tille.