Video

14/04/2013 16:33:59

Rrefimet e nje infremiereje koreane

Femijet detyrohen te shohin ekzekutimet ne publik





KORE E JUGUT- “Kam pare shume ekzekutime qe nga viti 1998 deri ne vitin 2005, te pakten tre ne jave. Te gjitha beheshin ne rruge, perpara meje dhe familjes sime. Te gjithe ne fshat ishin te detyruar t’i shihnin, te rritur dhe femije”. Ka folur keshtu ChoiEun-Ok, nje infermiere nga Koreja e Veriut, e cila vetem disa muaj me pare arriti t’ia mbathe ne Korene e Jugut, duke shpetuar nga regjimi i Kim Jong-un. Gruaja rrefen dramen e saj ndaj nje grupi gazetaresh britanike si dhe kujtimet e saj te tmerrshme.

Gruaja e cila sot eshte 54 vjec, tregon se femijet e saj ishin te detyruar te shihnin ekzekutimet per qejf te ushtareve. “Donin t’i indoktrinonin qe te vegjel, duke dashur t’i bindnin me patjeter dhe duhet te shihnin se cfare do te ndodhte nese nuk e beja. Nuk kisha asnje zgjidhje. Cdo here vinin ne shtepine tone dhe na detyronin t’i nxirrnim jashte femijet per te pare personat qe do denoheshin. I gjuanin me arme. Te pakten nuk kemi pare me gjak. Por duke nisur nga viti 1998, ekzekutimet filluan te behen nje tmerr i vertete. Donin te na benin te shihnim sa me teper gjak te ishte e mundur. Femijet e mi me pas nuk hanin per disa dite pasi ishin te traumatizuar. Edhe pse kohet e fundit nuk kisha shume ushqim per t’ua ofruar”.

Sot, Choi jeton ne nje qytet te zhurmshem afer Seulit, por eshte e veshtire te hedhe pas shpatullave ato vite terrori. Per nje kohe te gjate i ka pare te gjitha me burrin dhe dy femijet e saj ne Gyung Seoung, nje qyteze ne veri-perendim te Pyongyang, ne afersi me kufirin kinez. I biri i vdiq nga nje aksident, ndersa e bija u transferua ne Kine por nuk pati fat me te mire pasi u njoh me nje djale dhe nisi te shfrytezohej si prostitute. Burri i saj ndodhet ende ne Gyung Seong.

Vetem ajo fale nje aktivisti lokal i cili e morri me makinen e tij, arriti t’ia mbathe pertej kufirit. “E di qe ketu jam e sigurt, po ku eshte familja ime?”, tregon 54 vjecarja teksa qan me ngasherim. “Burri dhe vajza ime. Tashme ketu nuk kam me asgje”.

Kur nje korano verior ia mbath jashte kufirit te vendit, ai konsiderohet “totalisht i vdekur” nga autoritetet e regjimit. Te afermit nuk kane me asnjehere mundesi te vihen ne lidhje me njeriun e dashur. “E di qe kam lirine time, por nuk do te jete asnjehere e lire derisa te jene te lire edhe ata. Mendoj per ta ne cdo moment”.

Edison Myrteza