Video
12/04/2013 15:39:06
Rrezikojne burgun per ushqim
Koreja e Veriut, mes urise dhe frikes per jeten
KOREA E VERIUT- Ne kufirin me Kinen vazhdon kontrabanda dhe zbulohet se Koreja e Veriut nuk eshte aq e blinduar sa mendohet dhe tregohet.
Nje video e shfaqur nga rrjeti NBC eshte xhiruar javen e kaluar dhe tregon levizjen e njerezve naten ne kufirimin me Korese se Veriut dhe Kines. Duke perfituar nga dimri qe ngrin thuajse ne te gjithe zonen kufitare, grate dhe burrat koreane kalojne gjate nates dhe rrikthehen para agimit duke permbyllur trafikun modest. Ne pamjet e transmetuara shfaqen ata qe kthehen me nje bidon te vogel me benzine dhe nje thes me drith.
Hija e fundit e trafikut shfaqet ne fund te videos, duke treguar nje ushtar Korean i cili ne mengjez fshin gjurmet e lena nga bashkekombasit ne debore per te mos u zbuluar. Nga ana tjeter edhe vete rojet kane interesat e tyre ne trafik, qe sigurisht pas perfitimit te nje shume parash, kane frike se mund te perballen me denime te renda per bashkepunimin me fajtoret.
Koreja e Veriut vuan periodikisht krizat e urise, me nje te treten e popullsise qe jeton ne kushte ekstreme urije. Pavaresisht numrit te madh te popullsise te perfshire ne bujqesi, mungesa e mjeteve dhe e plehrave kimike per te fertilizuar dhe ndihmuar bujqesine si dhe kushtet klimaterike, nuk kane asnjehere mundesine per te jetuar sic duhet. Gjithcka ndihmohet nga importimi dhe ndihmat humanitare.