Video

10/04/2013 15:19:57

Egjipt. Arrestohet gazetarja e huaj

Arrestohet sepse po shkruante nje artikull






EGJIPT- Nje nate e kaluar ne burgun kryesor te Cairo-s ne Egjipt per nje gazetare e akuzuar se ka “dashur te mbroje kulturen europiane” dhe se “ka vene ne rrezik sigurine kombetare te vendit”. Rena Netjes, nje gazetare e lire holandeze, ndodhej ne Egjipt duke kerkuar disa subjekte per intervistimin e shume te rinjve ne lidhje me problemet e shumta qe ka vendi. Pikerisht ne ate moment, eshte ndaluar nga pronari i nje lokali ku ajo ndodhej.

Sic ben te ditur “The New York Times”, e njejta reportere, eshte arrestuar nga policia dhe me pas eshte liruar pasi ka kaluar nje nate ne burg, vetem pas nderhyrjes se Ambasadorit Holandez, Gerar Steeghs.

Ngjarja ka ndodhur te marten e kaluar ne nje zone te Cairo-s, ne te cilen gazetarja jetonte qe prej dy vjetesh. Ishte duke biseduar me dy te rinj ne njeren nga kafente e kryeqytetit egjiptian. “Njihni ndonje qe ka humbur punen tani se fundmi?”, ka pyetur reporterja, e cila donte te realizonte nje shkrim per pesimizmin e madh te te rinjve egjiptiane.

Sic tregon edhe vete Rene Netjes, disa momente me pas ka nderhyre pronari i lokalit, i inatosur nga pyetjet e gazetares. “Me ka kerkuar pasaporten dhe karten e gazetarit. Une shume e qete dhe e budallallepsur ia kam dhene ne dore. E kuptova pak me vone se ishte kurth”. Nderkohe, pronari i lokalit i ka theksuar me inat se “duhet te ndalosh se realizuari hetime gazetareske ne Egjipt ne kete moment. Duhet te ndalosh punen tende”.

Pervecse nuk ka pranuar qe t’i ktheje gazetares dokumentat, ka kerkuar qe e shoqja te lajmeroje policine. “Ashtu si shume egjiptiane, eshte shume e qarte se ata kane frike se bota do te shohe nje ane negative te Egjiptit. Nje e vertete e turpshme”, ka vazhduar reporterja.

Netjes shpjegon se ishte shume e merzitur me faktin se ne momentin e ndalimit, qytetari dukej shume i kenaqur duke marre pushtetin qe ne fakt i takon policise “Ideja se forcat e huaja mund te destabilizojne Egjiptin, eshte kthyer ne nje semundje kombetare”. Rasti i reporteres holandeze mund te jete i fundit ne Egjiptin e drejtuar nga Morsi, i cili duket se i ngjan shume ish diktatures se Mubarak.

Edison Myrteza