Video
09/04/2013 17:06:55
Irani goditet nga termeti i forte
Mbi 20 viktima. Demtohen rende tre qytete
IRAN- Nje termet me magnitude 6.3 balle sipas shkalles Rihter, eshte regjistruar sot ne Iran ne zonen e centralit berthamor ne Bushehr. Lajmi behet i ditur nga Instituti amerikan i gjeofizikes. Termeti deri tani ka shkaktuar vdekjen e 20 personave.
Republika islamike eshte tundur fort kete dhjete vjecar. Agjencia Fars, kujton se ne vitin 2003 nje termet i fuqishem goditi zonen e Ham, duke vrare mbi 30.000 persona, gati nje te katerten e popullsise se qytetit.
Tre qytete te demtura
Demet e para jane ndjere ne qytetet e Khormouj, Dayer dhe Kangan te ndodhura ne provincen Bushehr. Madje banoret jane larguar menjehere pas termetit te pare dhe me pas disa te tjerave me te vogla. Deme ne ndertesa dhe rruge, ku gjithcka shihet pa asnje medyshje.