Video
09/04/2013 16:48:17
Brixton. Festohet vdekja e Thatcher
Qindra persona festojne ne Londer dhe Glasgow
LONDER - Pas lajmit te vdekjes se Margaret Thatcher, me qindra persona kane zbritur ne rruget e Brixton, njera nga zonat me te populluara te Londres, duke festuar vdekjen e ish kryeministres me shishe birre dhe duke improvizuar nje diskoteke te hapur me kenge te njohura gjate 11 viteve te pushtetit te gruas se hekurt.
Manifestuesit kane shprehur pikerisht kenaqesine e tyre me pankarta dhe thenie Maggie, Maggie, ka vdekur, si dhe duke djegur fotografite e shumta te cilat ishin te shoqeruara me mbishkrimet Shtriga ka vdekur.
Nje moment per ta kujtuar
Eshte nje moment per ta kujtuar, thote Clive Barger, nje edukator 62 vjecar. Ajo ka eleminuar gjithekend qe ishte ne krye dhe ka vendosur ne pushtet njerez qe nuk ishin te afte te lexonin. Ka ngritur nje lufte klasash dhe ka qene njera nga personat qe ka ndryshuar ne histori gjendjen ekonomike dhe shoqerore.
Per te festuar ne Brixton kishin ardhur edhe shume te rinj, rreth moshesh 20 vjec, te lindur menjehere pas rrezimit te Thatcher. Ka ndodhur perpara se te lindja une, por familja ime nuk me ka thene asnjehere asgje te mire per te.
Brixton, vitet 80-te
Ne fillim te viteve 80-te, per te ulur nivelin e kriminalitetit ne Brixton, policia metropolitane e Londres nisin punen per operacionin Swamp 81, qe u lejonte forcave te policise te ndalonin dhe arrestonin cdo lloj personi qe dukej i dyshimte.
Edhe ne Glasgow ne Skoci, 300 person jane mbledhur ne sheshin George per te festuar vdekjen e gruas se hekurt, me shishe te shumta shampanje dhe me nje numur te madh pjestaresh nga Partia Komuniste.