Video
09/04/2013 11:52:59
Dy shqiptarë dhe disa të huaj dënohen nga Gjykata për drogë
Hetimet zgjatën rreth 18 muaj dhe panë të arrestuar 23 persona dhe të sekuestruara 27 kilogram drogë
PERSCARA - Pas tetë vjetësh përfundon operacioni “Silente” i nisur në vitin 2005 në zonën e Abrucos dhe Molizes. Hetimet zgjatën rreth 18 muaj dhe panë të arrestuar 23 persona dhe të sekuestruara 27 kilogram drogë. Gjykata e Peskarës, dha dy dënime të rënda për Rocco Ciarelli, 16 vjet burg dhe një gjobe prej 100 mije eurosh, ndërsa Giuseppe di Rocco u denua me 10 vjet burg dhe 60 mijë euro gjobe, gjithashtu dhe Armando Spinelli nga Peskara, 16 vjet dhe një gjobë prej 100 mijë euro. Procesi përfshiu edhe dy shtetas shqiptare: Naim Deda 11 vjet burg, Ivanov Kostandinov, tre vjet e gjashte muaj, Luftim Kibja, 11 vjet, ndërsa u lirua shtetasi bullgar Donida Kaja. Sipas burimeve zyrtare, Rocco Ciarelli, siguronte trafikimin e drogës nga Shqiperia në drejtim të Italisë për llogari të disa familjeve abruceze. //HermesNews - © 2013//