Video
08/04/2013 13:56:17
Rrefimi i dy peshkatareve kanibale
Hengrem shokun tone, pasi duhet te mbijetonim
RUSI- Dhjetorin e kaluar, rasti i peshkatareve kanibale ruse, kishte bere xhiron e botes per shkak te ngjarjes ku dy peshkatare hengren kolegun e tyre, per shkak te nevojes pasi kishin humbur ne Yakutia, gjate kohes se udhetimit. Ja ku ka perfunduar historia e tyre.
Peshkataret kanibale
Alexander Abdullaev, 37 vjec dhe Alexei Gorulenko, 35 vjec, dhjetorin e kaluar kane ngrene shokun e tyre Andrei Kurochin, pasi kishin udhetuar dhe me pas kishin humbur ne njerin nga pyjet siberiane per disa jave. Ne fillim te udhetimit, miqte ishin kater vete, por per njerin prej tyre ende nuk dihet asgje.
Makina e tyre Jeep ndaloi ne nje zone vetem 300 kilometra larg lumit Kaurka. Me 30 nentorin e kaluar, forcat e policise pas nje serie kerkimesh kane gjetur dy peshkataret kanibale te cilet u kane treguar per ngjarjen e tyre. Makina ndaloi kur Andrei Kurochkin u plagos ne kembe. Me pas u ndame ne dy grupe. Abdullaev dhe Gorulenko theksojne se e kane ngrene shokun e tyre, por nuk e kishin vrare.
Drejtesi per burrin tim
Vdiq nga i ftohti. Nuk e vrame ne. Vdiq nga ngrirja dhe plaga ne kembe dhe kur e gjetem te ngrire nisem ta hame per te mbijetuar, ka thene Abdullaev. Te dy peshkataret e mbijetuar kane justifikuar veprimin e tyre per shkak te nevojes se madhe per te mbijetuar ne mes te te ftohtit te madh. Kishim nevoje per proteina dhe trupi i tij na ka ndihmuar per te mbijetuar per 10 dite.
Gruaja e burrit te ngrene thekson se Kjo eshte ajo cfare ka mbetur nga burri im. Nje test i AND-se ka konfirmuar se mbetjet e trupit i perkasin peshkatarit te zhdukur. Tashme nuk kam dyshin qe ata e kane ngrene. Dime qe Andrei ka vdekur teksa ata ishin duke kaluar neper debore. E kane ngrene trupin e tij, duke e bere copa-copa fillimisht. Nje kembe dhe nje gisht, nje tjeter gisht dhe pjesen e krahut. Vetem floket dhe pjesa e kokes ka ngelur nga burri qe une doja.
Gruaja kerkon drejtesi, pasi sipas saj ajo qe ka ndodhur eshte tmerresisht e shpifur ndaj burrit te saj. Pse duhej qe peshkataret te hanin patjeter trupin e kolegut te tyre, kur fare mire mund te vrisnin dhe te hanin kafshe qe gjenden me shumice neper pyll? Kjo eshte pyetja qe akuza ben edhe ndaj te humburit te katert Viktor Komarev.