Video
07/04/2013 06:25:54
Te bardhet jane me seksi ne Afrike
Plas skandali ne universitetin e Cape Town
AFRIKA E JUGUT- Afrika e Jugut nuk eshte vendi i duhur per te bere shaka ne lidhje me racen. Ne brendesi te universitiet me te rendesishem ne vend, eshte zhvilluar nje sondazh ne te cilin kerkohej se cila ishte etnia me seksi. Te bardhet kane triumfuar ne sondazh, por menjehere ka nisur nje reagim i forte denues pas kesaj.
Te bardhet me seksi
Aparteidi tashme ka mbaruar qe prej disa dhjetera vjetesh, por ceshtja raciale vazhdon te jete ne jeten e banoreve te Afrikes se Jugut. Universiteti i Cape Town, njeri nga institucionet akademike me te mira ne vend, ka zhvilluar sondazhin nepermjet gazetes universitare Varsity. Ne sondazh kerkohej te dihej se cila ishte raca me e bukur mes te gjitha etnive ne vend.
Sondazhi nisi ne baze te nje artikulli te titulluar Dashuria eshte e lidhur me ngjyren e lekures, shkruar nga studenti Qemran Tabo. Rezultatet te cilat treguan dhe reagimin, dolen se te bardhet jane konsideruar si etnia me e bukur me 38 per qind, ndersa njerezit me ngjyre te zeze jane me pak terheqes. Universiteti tashme eshte bere pre e polemikave te shumta qe kur Afrika e Jugut ka zbuluar ekzistencen e ketij sondazhi. Karakteri racist ka provokuar nje reagim te forte sidomos neper rrjetet sociale.
Turp racist
Shoqatat studentore kane nisur ceshtjen duke e quajtur si racist artikullin dhe idene e sondazhit, duke ngritur edhe nje denoncim tek Komisioni per te Drejtat e Njeriut ne Afriken e Jugut. Drejtoresha e gazetes universitare Varsity, ka deklaruar se ideja e sondazhit nuk ka qene ajo e ofendimit te askujt, por te ngreje diskutime per nje teme goxha te debatueshme ne vend.