Video
05/04/2013 14:13:42
Te lire per te cuar armen ne klase
Universiteti 'Liberty', lejon studentet me arme
SHBA - Jo puthje, muzika apo raporte seksuale me te tjeret. Ne te kundert, per studente te ndryshem amerikane ne Virginia, do te jete e mundur qe te sjellin armet e zjarrit ne klase. Po diskutohet shume zgjedhja e universitetit privat Liberty per te ngritur normen e rregullave. Ky vendim ka ndezuar debate dhe kritika te forta, mbi te gjitha pas deshires per te aprovuar rregullat nga qeveria federale dhe aprovimin e reformave mbi ligjin per armet e zjarrit.
Megjithate, universiteti Liberty duket se nuk ia ka vene veshin deklaratave te presidentit Obama. Me nje reforme te forte te rregullave te kolegjit, jane vene nen udhezim te gjitha rregullat per armet e zjarrit. Per studentet, ashtu si edhe per personelin e universitetit dhe vizitoret, pasi te jene te autorizuar mund te sjellin armet e zjarrit ne zyrat dhe ambjentet universitare dhe kampuset. Ndalohet vetem te sjellesh armen ne sallen e qendrimit edhe nese disponon nje leje.
Studenteve duhet tu jepet e drejta per te mbrojtur veten, ka deklaruar Josh Hetzler, nje student per juridik, i cili ka ndihmuar ne rregullimin e normave te reja. Shume prej studenteve jane jo te kenaqur dhe mbajne me vete mjete te ndryshme, teksa shkollat qendrojne jashte ndihmes ndaj tyre.
Kolegji
Liberty, eshte krijuar nga pastori evangjelist Jerry Falwell. Ka gjithej 74 mije studente te regjistruar edhe pse pjesa me e madhe e tyre ndjekin kurset on line. Ne universitet ligji per mosmbajtjen e armeve ka rene ne fakt qe prej vitit 2011, kur u publikua edhe dokumenti qe bente fjale per mbajtjen e armes se zjarrit edhe ne ambjentet e universitetit nese kishe nje leje per kete veprim.
Tashme e njejta mundesi do te jete per te gjithe studentet dhe vizitoret. Ne te kundert, ngelet qe te ndalohen filmat per jo te rriturit, ndalimi i degjimit te muzikes se forte dhe kercimit. Ne te njejten kohe, jane te ndaluara puthjet apo jetesa ne te njejten dhome e djemve dhe vajzave se bashku.