Video

02/04/2013 18:01:56

Qipro, emërohet Mnistri i ri i financave

Gjeorgjadhis pritet të bëjë betimin ditën e mërkurë si ministër i Financave






NIKOZIA - Haris Gjeorgjadhis u emërua sot ministër i Financave pas dorëheqjes së Michalis Sarris, nga fakti se ky i fundit kishte mbajtur deri në gusht të vitit 2012 postin e guvernatorit të "Laiki", një bankë që falimentoi në kuadër të planit ekonomik të shpëtimit për ishullin e Mesdheut. "Gjeorgjadhis, anëtar i partisë së djathtë 'Disy' në pushtet, ishte ministër i Punës dhe i Sigurisë Sociale në qeverinë e presidentit, Nikos Anastasiadhis. Posti i tij pritet t'i jepet zyrtaress së lartë të Ministrisë së Tregtisë, Zeta Emilianidhu", theksuan burimet zyrtare vendase. "Gjeorgjadhis pritet të bëjë betimin ditën e mërkurë si ministër i Financave", shtuan burimet zyrtare vendase.

HermesNews - ©2013