Video

29/03/2013 14:47:51

Ku jetojne te varferit e Europes

Ne liste nuk mungon asnje vend. Asnje





BELGJIKE- “Europa eshte e varfer”. Ky eshte titulli qe i eshte vene hetimit nga Handelsbatt, qe vihet nen gjurmet e atij qe nuk ka nje pune dhe atij qe nuk arrin te kape fundin e muajit. Rezultati nuk eshte surprizues. Te varferit jane kudo. Ja vendet.

“Njerezit e vafer jane kudo, qe nga Rumania, Hungaria, madje edhe ne Gjermani”, shkruan gazeta. Ceshtja eshte se kur flitet per krizen ekonomike europiane, ne liste nuk mungon asnje vend. Profesor Martin McKee, thekson se “spitalet jane ne standartin me te ulet dhe te mbushur plot me semundje sic eshte edhe malaria. Vetem vitin e kaluar ka patur rritje te te infektuarve me Hiv mes te droguarve”.

Vendet e varfera
Vendi me pak i rrezikuar per vaferi eshte Danimarka, qe klasifikohet si vendi i 27-te. “Vetem 1 per qind e popullsise eshte e varfer ne Danimarke”. Nje vend me siper eshte Luksemburgu, ndjekur nga vendet e uleta. Mes vendeve me te mira per papunesine eshte edhe Suedia, Finlanda dhe Austria, ndjekur me pas nga Gjermania. Ne renditjen kryesore nuk mungojne edhe Britania e Madhe, Franca, Republika Ceke, Belgjika dhe Sllovenia. Sipas Handelsblatt, ka nje diference mes Britanise dhe Cekise, pasi Cekia ka nje takse me te ulet te varferise.

Zona e nxehte
Ne vendin e 15-te ndodhet Sllovakia, me pas Malta dhe mberrin pas Spanja, njeri nga vendet e minuara nga kriza. Irlanda po gjen veten lehtesisht, ndjekur nga Estonia qe renditet ne vendin e 11. Cuditerisht Italia eshte me keq se Qipro, pavaresisht se ishulli po goditet rende keto dite.

Ne Itali, vetem gjate vitit 2012, jane mbyllur mbi 100 mije agjenci. Pas Italise renditen si vendet me te varfera Lituania, Hungaria, Greqia, Rumania dhe ne vendin e pare renditet Bullgaria. Vend qe shkon me krizen dhe vetem gjen krize.

Edison Myrteza