Video
28/03/2013 16:18:00
Gazetari vret veten pasi ngacmohet seksualisht nga nje kolege
BBC kerkon falje publike ndaj familjes se tij
LONDER - Russel Joslin, ishte gazetar i BBC-se. Eshte vetevrare tetorin e kaluar pasi denoncoi tek eproret e tij se ishte duke u ngacmuar nga njera prej kolegeve te tij prej gati pese vjetesh. Ne vazhdim ndodhi edhe vetevrasja e Joslin, ngjarje qe ndodhi poshte nje autobusi, ku ai u gjet i plagosur dhe tre dite me pas vdiq per shkak te plageve te renda. Menjehere, familja ka nisur nje hetim per ngjarjen.
Nje dite me pare, rrjeti mediatik BBC ka kerkuar falje publike per familjen e Joslin, pas nje raporti te hetuesve, te cilet kane deklaruar se ngjarja ka precedent nje klime intime te krijuar nga gruaja e denoncuar vjeshten e kaluar nga gazetari, nje kolege me personalitet te forte, me te cilen ishte shume e veshtire te punoje.
Joslin qe punonte ne redaksine e Coventry dhe Warwickshire, kishte mare nje seri mesazhesh telefonike nga ana e koleges, e cila e ngacmote rregullisht duke e quajtur humbes dhe e akuzonte se ai ishte nje person totalisht i pabesueshem. Madje, ngjarja ka nisur te behet edhe me e forte kur Joslin e ka lene vete kolegen e tij teksa ishin ne nje restorant. Ne kete pike, ka filluar edhe ferri ndaj tij duke e shtyre te marre vendimin ekstrem.
Familja e gazetarit ka akuzuar BBC-ne se nuk ka bere mjaftueshem per te ndaluar ngjarjen. Mbase, Russell do te ishte ende gjalle nese BBC do te kishte bere dicka pas denoncimit te tij ne menyre me njerezore dhe me kompetencen e medias. Zedhenesi i BBC-se ka deklaruar se Russell ishte nje koleg shume i respektuar dhe i dashur dhe ka shtuar se media nuk ka ndjekur ceshtje te tilla delikate.