Video

28/03/2013 15:01:15

Greve urie ne Guantanamo

Dhjetera persona te pafajshem ende ne burg






SHBA- Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq, ka dekluaruar se do te zhvilloje nje mision ne Kube per hetimin e nje ngjarjeje. Sipas zedhenesit Bijan Farnoudi, burrat qe punojne ne Kryqin e Kuq, kane menduar te nderhyjne personalisht tek te denuarit per dy jave duke nisur qe nga fillimi i muajit Prill, por per shkak te greves se urise qe po zhvillohet nga disa te denuar, hetimi do te nise nje jave me vone.

Ngjarja
Ngjarja ka nisur te hetohet pas denoncimit te nje te denuari nga Jemeni, i cili ka bere te ditur se amerikanet nuk u kane dhene uje te pijne nga bidoni plastik i zakonshem, por i kane detyruar te pijne uje nga rubineti i cesmave edhe pse temperaturat ishin teper te uleta, ne menyre qe t’i benin te denuarit te ftoheshin.

Akuza nga drejtoria e burgut nuk pranohet, duke bere te ditur se vetem 31 te denuar po zhvillojne greven e urise. Per shume prej tyre nuk ka patur probleme ne ushqim dhe po stabilizohet procesi i lirimit per disa te cilet kane dale te pafajshem por qe ndodhen ende ne burg per shkak te pritjes se pergjigjes nga ndonje vend per t’i marre ne azil. Kjo sherben edhe nje arsye per te mos u kthyer ne atdhe, pasi duke u justifikuar me faktin e denimit ne Guantanamo, mund te rrezikojne jeten ne vendin e tyre.

Metodat
Te burgosurit ne Guantanamo jane torturuar dhe kjo ka ndodhur shpesh per te marre informacione te cilat ata nuk i kishin. Ne Guantanamo dhe ne pjese te tjera te burgjeve amerikane, jane ende mijera te burgosur te tjere te cilet vuajne atje pa asnje proces, pavaresisht faktit se ndaj tyre nuk eshte ngritur asnje akuze. Madje ka edhe persona minorene, jeta e te cileve nuk ka patur asnje lidhje me terrorizmin apo edhe me luften.

Edison Myrteza