Video

27/03/2013 09:20:47

Droga po e shkaterron Meksiken

Shteti latin nen tutelen e karteleve te droges





MEKSIKE- Gazeta gjermane Die Bild, ben llogarine e viktimave te droges ne Meksike gjate shtate viteve dhe rreth 70 mije te vdekur dhe mbi 26 mije personave te zhdukur. Ja si trafikantet e kane kthyer vendin gjigand ne nje ferr.

LuftaProblemi i droges ne Meksike nuk eshte lajm i tanishem, por ngjarje prej shume vitesh, pavaresisht luftes dhe shpenzimeve ekonomike nga SHBA-ja per luften kunder trafikut te droges. Lufta e armatosur ne Kolumbi dhe Meksike, kane sjelle mijera probleme dhe kane rritur numrin e te vdekurve.

Ne Kolumbi prodhimi i droges dhe dhuna kane patur nje ulje te madhe dhe te dhenat jane spostuar ne vende fqinje, ndersa ne Meksike, situata ka ngelur e palevizur dhe numri i te vdekurve ka arritur nivelin e nje lufte te vertete.

Kartelet e droges vazhdojne te jene gjithnje edhe me te forte, ku mjafton te mendosh Los Zetas, njerin nga grupet e pavarura me te forte. Madje edhe armet kane nisur te kene nje permiresim teknologjik per te ndihmuar edhe ne lidhje me korrupsionin e shume policeve te cilet bojkotojne uniformen. Nga viti 2007 dhe deri me sot, jane sekuestuar mbi 90 mije arme nga ku mbi 60 per qind vinin nga SHBA-ja. Ne Meksike nuk po arrihet te nderpritet tregu dhe prodhimi i droges.

Meksika
Palma, plazhe dhe uje te mrekullueshem blu, ndertesat e vjetra te fisit Maya. Kjo eshte Meksika e cila shfaqet neper kartolina, pa shfaqur trupat e viktimave neper rruge te cilet jane viktima te droges. Pjesa me e madhe e krimeve eshte firmosur nga kartelet. Por perse? Pergjigja vjen nga gazeta gjermane. “Eshte shume e thjeshte. Ka te beje me qarkullimin e parase. Ne loje eshte kontrolli i trafikut te droges dhe mbledhjen e mijera dollareve gjate vitit”.

Cfare tipash jane keta kriminelet? “Bandat jane formuar nga vrases te stervitur te gatshem per te vrare cdokend qe do te futet ne rrugen e tyre. Pamjet qe vijne nga Meksika jane te tmerrshme”. Die Bild rrefen ngjarjet e perditshme meksikane te cilat duken me keq se nje film me te njejten teme, por te dhenat jane reale. Viktimat e ekzekutuara jane vetem nje mesazh i qarte per te tjeret, per ata qe nuk duan te futen nen hijen e bandes me te madhe.

Rreziku
Ciutad Juares eshte deklaruar si “qyteti me i rrezikshem ne bote” dhe se nuk eshte rastesi qe ndodhet ne Meksike dhe qe nga viti 2006 e ketej jane mbi 10 mije te vrare. Lufta eshte spostuar dhe tashme gjithcka po shkon drejt zonave turistike, ku zona me e njohur e vrasjeve ndodh ne Acapulco. “Pas vrasjes se pjestareve te kartelit Beltran Leyva, lufta eshte rritur pasi bandat po kontrollojne territorin dhe njekohesisht jane rritur edhe vrasjet neper rruge”.

Los Zetas kontrollojne veriun e vendit, ndersa pjesa tjeter e vendit kontrollohet nga kartelet e Sinaloas. Zonat me te nxehta jane qyteti Juares, Tijuana, Renossa, Moterrey, Torreon dhe Chihuahua. Sulmet me te forta jane kryer ndaj turisteve ne Acapulco dhe rrembimet te turisteve jane nje menyre shkembimi mes palesh per te theksuar se nuk do te mund te kaloni lehte deri ne kufirin tone.

Edison Myrteza