Video
25/03/2013 19:32:30
Moti i keq paralizon SHBA-në
Stuhia kishte shkaktuar në fundjavë reshje dëbore deri në 30 centimetra në Denver dhe rreth 40 centimetra në Kansas
WASHINGTON - Pjesa verilindore e SHBA-së ishte paralizuar sot nga reshjet e dëborës, si pasojë e stuhisë "Virgil", që kaloi fillimisht në Kolorado dhe në Kansas. Në Washington, reshjet e dëborës kanë shkaktuar mbylljen e shkollave dhe probleme në qarkullim. Sipas shërbimeve meteorologjike, "Virgil" mund të shkaktojë reshje dëbore, që arrijnë deri në 20 centimetra në Uashington, Pensilvani ose Nju Xhersi dhe deri në 40 centimetra në rajonet malore. Stuhia kishte shkaktuar në fundjavë reshje dëbore deri në 30 centimetra në Denver dhe rreth 40 centimetra në Kansas. Në Indiana reshjet e dëborës arritën deri në 23 centimetra. Sipas burimeve mediatike vendase, rreth 536 fluturime u anuluan në territorin amerikan, veçanërisht në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington.