Video
19/03/2013 09:38:13
Indi, aksident automobilistik: 32 viktima
Aksidenti ndodhi në mëngjes rreth 350 kilometra në jug të Bombeit, në Maharashtra
BOMBEY - Një aksident automobilistik shkaktoi sot të paktën 32 të vdekur në perëndim të Indisë, bënë të ditur burime zyrtare vendase duke shtuar se bëhej fjalë për një autobus, që kishte rënë nga një urë. Aksidenti ndodhi në mëngjes rreth 350 kilometra në jug të Bombeit, në Maharashtra. Skuadrat e shpëtimit, që erdhën në vendngjarje, njoftuan për 10 të plagosur. Rreth 110 000 persona kanë humbur jetën në vitin 2011 në rrugët e Indisë për shkak të kushteve të këqija, sipas policisë. Në fillim të muajit mars, të paktën 11 persona humbën jetën nga përplasja e një autobusi me një automjet të rëndë, në veriperëndim të vendit.