Video

18/03/2013 12:27:15

Avioni jet rrezohet mbi tre shtepi

2 te vdekur dhe tre te plagosur nga aksidenti





SHBA- Deri tani dy eshte numri i viktimave te aksidentit ajror te ndodhur ne South Bend, qender e vogel ne veri te Indianas ne SHBA, ku nje avion jet privat ka rene mbi nje grumbull banesash jo larg nga aeroporti ku avioni i vogel do te duhej te ulej.

Problem taknik
Sic ben te ditur britanikja The Guardian, ne zonen e aksidentit policia deklaron se behet fjale per nje problem teknik te avionit. Aeroplani jet, nje Beechraft Premier I, ishte nisur nga aeroporti i Tulses ne Oklahoma dhe duhej te mberrinte ne aeroportin e South Bend.

Per shkaqe ende te paqarta, avioni eshte rrezuar mbi tre shtepi, ndersa kane gjetur vdekjen dy persona ne bord. Tre eshte numri i te plagosurve, dy mes pasagjereve dhe nje tjeter person qe gjendjej ne njeren nga shtepite ku ndodhi aksidenti.

Edison Myrteza