Video
05/03/2013 13:21:59
Emiri i Katarit ble ishujt greke
6 ishuj ne zonen e Itakes per 8.5 milion euro
GREQI- Prej kohesh eshte duke investuar ne Europe dhe ne vende te ndryshme te botes duke blere gjithcka. Se fundi, interesi i tij per te blere eshte perqendruar ne Greqi. Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa al Thani, njeri nga njerezit me te pasur te botes sipas revistes Forbes, ka vendosur te shpenzoje 8.5 milion euro per te bere pjese te koleksionit te tij, edhe gjashte ishuj private ne zonen e Echinades ne rajonin e Itakes. Lajmi behet i ditur nga britanikja Guardian, e cila nenvizon se emiri ka marre pergjigjen perfundimtare me pergjegjesit qe mbikqyrin ishujt.
Perfundimi i diskutimeve
E perditshmja britanike shpjegon se perfundimi i diskutimeve eshte finalizuar me kenaqesi si nga Athina dhe Doha, pas gati 18 muajsh tentativash. Al Thani, burri qe ndodhet pas zgjedhjes se Boterorit 2022 ne Katar, ka 3 gra dhe 24 femije.
Interesimi i pare per ishujt greke vjen kater vjet me pare, kur ai kaloi me jahtin e tij luksoz mes ujerave turke dhe greke ne zonen e Itakes. Ishulli i pare, Oxia, eshte shitur per shumen e 7 milion eurove, por pronaret greko-australiane kane pranuar te bejne nje modifikim ne cmim duke pranuar deri ne 5 milion euro cmimin perfundimtar. Pronari, Denis Grivas, ka deklaruar se nuk ishte me ne gjendje te paguante kostot e mirembajtjes. Jemi shume, por shume te lumtur qe e shitem. Jam ne treg prej gati 40 vjetesh.
Ishujt
Me plazhet e tyre te pastra, me objektet antike dhe resurset natyrore, ishujt ne fjale jane nje rast ideal per kete investim, ka deklaruar nje websit ne te cilin jepej edhe shifra e blerjes. Perlat e Mesdheut tashme ne doren e Al Thanit.
Prej kohesh emiri i kishte hedhur syte nga ishujt greke. Qe kur kriza ekonomike goditi rende vendin, mbreteria e Gjirit ishte e gatshme te investonte deri ne 5 miliarde euro ne sektorin e blerjeve, turizmit, transportit dhe infrastruktures.
Gjithcka deri kete muaj kishte ngelur e shkruar mbi karte per shkak te veshtiresive te burokracive greke, te cilat me pas u denoncuan nga emiri.