Video
04/03/2013 12:20:04
Anastacia, serisht me kancer
Kengetarja nderpret koncertet neper bote
SHBA- Kengetarja amerikane Anastacia, ka deklaruar se doktoret kane gjetur nje tjeter tumor kancerogjen ne trupin e saj. Deklarata eshte bere e ditur nga vete artistja ne faqen e saj zyrtare ne rrjetin social Facebook.
Kengetarja ka qene teper e merzitur per lajmin. Pas marrjes se lajmit te keq, Anastacia ka deklaruar se do te anuloje turin e saj me te ri. Me vjen keq qe do ti zhgenjej fansat e mi dhe tua thyej zemren, ka thene kengetarja 44 vjecare.
Ne vitin 2003, Anastacia u diagnostikua me kancer ne gji. Ajo i mbylli te gjitha koncertet dhe regjistrimet ne studio per tiu perkushtruar trajtimit te plote mjekesor. Pasi beri disa nderhyrje kirurgjikale dhe mjekime kimioterapike dhe pas deklarates se doktoreve se kengetarja e fitoi betejen, pas nje tjeter kontrolli mjekesor, mjeket theksuan se tumori nuk eshte zhdukur plotesisht.