Video
01/03/2013 16:53:23
Siguria globale në Seul: Musaraj, Shqipëria faktor ndërkombëtar sigurie
Shqipëria për herë të parë në Samiti mbi sigurine globale. Përfaqsohet nga Zv.Ministrja e Mbrojtjes Prof. Dr. Arta Musaraj
SEUL - Samiti Botëror 2013 për paqen, sigurinë dhe shvillimin human, zhvilluar në Seul ( foto), Kore në 23-25 Shkurt, ishte një nga eventet më të rëndësishme për çështjet globale.
Morën pjesë mbi 60 kryetarë shtetesh dhe qeverive nga e gjithë bota dhe ekspertët më të lartë për sigurinë, paqen dhe zhvillimin human duke e kthyer në vendin ku u diskutua dhe debatua mbi të ardhmen e globit.
Për herë të parë Shqipëria mori pjesë në këtë Samit përfaqësuar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes Prof. Dr. Arta Musaraj, një ndër 6 folësit e përzgjedhur në seancën për Europën dhe Euro-Azinë, më e rëndësishmja e samitit.
Ndryshimet që sollën realitete të reja dhe proçeset në vazhdim në Europë dhe pritshmëritë mbi paqen dhe sigurinë ishin boshti rreth të cilit u ndërtuan diskutimet mes eksperteve të një prej zonave më të rëndësishme në prodhimin e ekuilibrit, paqes dhe zhvillimit në gjithë botën, pjesë e të cilave tanimë edhe Shqipëria.
Europa, NATO dhe Shqipëria si faktor ekuilibri, stabiliteti dhe paqeje ishte trekëndëshi prezantues i zëvendësministres së Mbrojtjes shqiptare, Prof. Musaraj në Samitin Botëror për Paqen e Sigurinë.
“Bashkimi Europian në vetvete përfaqëson një nga sfidat më fisnike të njerëzimit në ndërtimin e një bashkimi rajonal shtetesh sovrane në respekt të vlerave për garantimin e sigurisë, paqes dhe mirëqenies”, theksoj Musaraj.
“Shqipëria në NATO, vijoi Arta Musaraj, pjesë Europës që ndryshon në kërkim të një identiteti të mirë përcaktuar në skenën globale të paqebërjes dhe garantimit të sigurisë, ndryshimi i statuseve të vendeve nga përfituese në ofruese të sigurisë dhe zgjerimit të hapësirës së ndërhyrjes së shumë vendeve të tjera, ka kristalizuar qartë pozicionin e saj në konfigurimin gjeo-politik të rajonit por edhe mbarë botës, në respekt të vlerave dhe diversiteteve si dhe në përpjekjet për ndërtimin e zhvillimit dhe mirëqenies në një koncept integrues si shënues i vijës së demarkacionit për ndërtimin e një filozofie të re bazuar në termin “siguri” dhe jo “mbrojtje” për vendin dhe rajonin.”
Fjala e Zëvendësministres Musaraj gjeti interesim dhe kryetarë shtetesh dhe qeverish në takimet me të, vlerësuan rolin e Shqipërisë dhe qeverisë Berisha duke konfirmuar faktin se tanimë Shqipëria me politikat e saj te sigurisë, paqes dhe zhvillimit të integruar në rajon, shikohet dhe vlerësohet si një garantues ekuilibri në Ballkan dhe njëkohësisht një eksportues sigurie në mbarë globin.